Është përfshirë nga flakët kulla Trump në New York.
Mësohet se flakët janë përhapur në katin e saj të 50, ndërsa raportohet për një të vdekur dhe 4 të plagosur.
Todd Brassner, 67 vjeç, humbi jetën pasi u transportua për në spital dhe thuhet se ishte banor i kullës, ndërsa të plagosurit janë pjesë e forcave zjarrfikëse.
Presidenti i SHBA-ve disponon një zyrë dhe një apartament në kullën e lartë, por raportohet se në momentin e shpërthimit të zjarrit, nuk ndodhej asnjë njeri aty.
Rreth 45 minuta pasi ndoshi tragjedia presidenti i SHBA Donald Trump postoi në Twitter një status për të lavdëruar zjarrfikësit për përgjigjen e tyre, duke thënë se ata kishin shuar flakën.
Autoritetet po punojnë pë zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit në kullën Trump. (TemA)