Kandidati për deputet i PD-së ironizon Bashën: Shiko ç'bënë kundërsharët e Orban pas humbjes, kjo është bota e qytetëruar

9 Prill 2018, 13:21Politika TEMA

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike Andi Përmeti, ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha dhe vendimet e tij politike për të udhëhequr demokratët pas disa dështimesh.

Përmeti ka shkruar në rrjetin social Facebook se Basha po bëhet gati të urojë fitoren e  Viktor Orban ku i bën thirrje që të shohë se kundërshtarët e tij dhanë dorëheqje pas rezultateve të dobëta.

“I djathti Viktor Orban ka korrur një fitore të thellë në Hungari, dhe Lulzim Basha me siguri që po përgatitet ta urojë, si i entuziazmuar për suksesin e nje aleati.

Në fakt, ai nuk duhet të gëzohet shumë për Orbanin, por duhet të shohë se çfarë kanë bërë të mundurit e tij, të cilët kanë dhënë menjëherë dorëheqje, pas humbjes, sepse ashtu ndodh gjithmonë në perëndim dhe në botën e qytetëruar,” shkruan Përmeti. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje