Spaho kundra PD-së? Vlerëson Veliajn: Bashkitë e tjera të marrin shembull

10 Prill 2018, 17:18Politika TEMA

Përtej bindjeve dhe betejës politike, një vit para zgjedhjeve të ardhshme lokale duket se modeli i kryebashkiakut Erion Veliaj ka bindur edhe vetë të djathtët.

I ftuar në Vizion Plus për të diskutuar për biznesin dhe nivelin e taksave në Shqipëri, Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edmond Spaho ka vlerësuar dje kryebashkiakun Veliaj për miradministrimin e të ardhurave të qytetit dhe ka kërkuar që ky model të ndiqet edhe nga bashkitë e tjera në Shqipëri.

“Banesat para ‘93 tatohen më pak, pas ‘93 tatohen diçka më shumë. Kjo është e ndarë sipas zonave. Pra sistemi është vleror, vetëm masa e vlerës, Kjo taksë nuk mblidhet më shumë se 30 për qind.

Pra , ajo që duhet të bëjmë ne është të mos rrisim taksën, por të përmirësojmë administrimin. Shumë mirë u bë në Tiranë që u fut me faturën e ujit, dhe po mblidhet.

Të shtrihet kjo dhe në bashkitë e tjera. Dhe të mblidhet ky nivel që është sot, që i përgjigjet nivelit ekonomik të familjeve shqiptare”, u shpreh Edmond Spaho, kryetar i grupit parlamentar të PD.

1 komente në “Spaho kundra PD-së? Vlerëson Veliajn: Bashkitë e tjera të marrin shembull”

  1. pokeristi says:

    Po Mondi po.Nga akrobat, kalove ne gongler dhe tashti pa pike sikleti ne pelivan ne cirkun politik shqipetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje