VIDEO: Dy të rinj rrahin barbarisht të moshuarin vetëm se... kërkoi rrogën

10 Prill 2018, 12:55Lifestyle TEMA

Ky është momenti i tmerrshëm kur dy të rinj rrahin barbarisht një 66-vjeçar, vetëm se ai i kërkoi rrogën e tij.

Pamjet e dhunimit të 66 vjeçarit u kapën nga kamerat e sigurisë në një nënkalim këmbësorësh në Brasov të Transilvanisë në Rumani.

Fatmirësisht i moshuari Dumitru Niculae i mbijetoi sulmit barbar por mbeti me hundë të thyer dhe disa dhëmbë të humbur.

Ai u dërgua në një spital dhe pasi u shërua shpjegoi arsyet e incidentin.

Burri tha se kishte punuar si punëtor tek njëri prej të rinjve.

Kur plaku i tregoi të riut se kishte nevojë për pagat e tij për gjërat e përditshme, ai nuk pranoi ta paguante dhe e sulmoi bashkë me një mikun e tij.

“Kam punuar për të.

Megjithëse jam i vjetër, ende më duhet të punoj për të jetuar.

Kur pyeta për paratë që më detyrohej, ai më goditi.

U përpoqa të mbrohesha, por nuk munda” – tha Niculae. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje