Pamjet filmike tregojnë momentin kur një gjirafë fut kokën në një makinë, por drejtuesja tenton të mbyllë xhamin për të përzënë kafshët dhe aty bën gabimin fatal për dritaren e mjetit të saj.
Krijesa më e gjatë në botë, futi kokën në makinë për të marrë ushqim, por në momentin që tentoi ta nxirrte, xhami i mjetit u bë copë-copë.
Gjithçka ka ndodhur dje në makinën e një çifti në West Midlands Safari Park në Worcestershire.
Personeli i parkut Safari ka nisur një hetim mbi incidentin, megjithëse ata konfirmuan se gjirafa ishte e pa dëmtuar.
Çifti dukej i kënaqur me vëmendjen e gjirafës në fillim, duke qeshur dhe duke biseduar me entuziazëm me njëri-tjetrin.