VIDEO+FOTOT e aksidentit: Kimi Raikonnen i thyen këmbën mekanikut të “Ferrari-t”

9 Prill 2018, 14:07Lifestyle TEMA

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në skuderinë “Ferrari” në Çmimin e Madh të Bahreinit.

Një prej mekanikëve të kësaj skuadra pësoi një aksident duke thyer këmbën.

Protagonist i këtij aksidenti ka qenë piloti Kimi Raikonnen i cili teksa ishte në “pit-stop” ka shkelur gazin më shpejt sa duhet, duke aksidentuar njërin prej mekanikëve që po ndërronte gomën.

Nga video duket qartë se atij i është thyer këmba.

Pas këtij incidenti Kimi Raikonnen u tërhoq nga gara e Çmimit të Madh të Bahrenit.

Për të parë videon klikoni në mes të fotos së mëposhtme. (TemA)

 

Kimi Raikkonen ran over one of his crew members leaving the pits. It’s kinda gnarly, so click at your own risk. pic.twitter.com/3rqFSPgN4Y

— Nick Bromberg (@NickBromberg) April 8, 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje