I vendosur në një luginë piktoreske në Alpet italiane, fshati Gardone Val Trompia është vendi ku kanë lindur shumica e armëve të vogla të zjarrit që gjenden në Europë.
Madje, edhe revolveri i përdorur nga Al Pacino në “Njeriu me shenjë”, është prodhuar atje.
I rrethuar me gjelbërim dhe – një faktor kyç për industrinë kryesore të fshatit – miniera hekuri, Gardone Val Trompia, me rreth 10 mijë banorë, është kryeqyteti europian i armëve të zjarrit.
Aty prodhohen 70% e armëve të vogla (që përdoren në sport dhe për gjueti) të Europës dhe 40% të sasisë që përdoret në mbarë botën.
Në vitin 2016, prodhuesit e armëve në këtë luginë u shitën SHBA-ve 390 000 armë zjarri.
Në qendër të kësaj lugine është fabrika e “Beretta”-s.
Kompania u themelua në Gardone Val Trompia në vitin 1526 dhe vijon edhe sot t’i ketë zyrat aty.
Por në të gjithë luginën janë 139 prodhues të tjerë armësh, eksportet e të cilëve gjenerojnë 7 miliardë euro në vit.
Rreth 90% e armëve që prodhohen aty janë të destinuara për eksport: 45% shkojnë në SHBA dhe 35% shpërndahen në Europë.
Furnizimi i qëndrueshëm me ujë nga lumi Mella, i kombinuar me lehtësinë e sigurimit të hekurit, ka vendosur në “Luginën e Armëve” jo vetëm fabrikën e prodhimit masiv të “Beretta”-s, por edhe zejtarë të thjeshtë që imitojnë armët e vjetra.
Në Lojërat Olimpike të Rios de Janeiro-s në vitin 2016, në rreth 90% rasteve të nisjes së garave në disiplina të ndryshme u përdorën armë të prodhuara në Val Trompia.
Fotot e mëposhtme janë realizuar nga Simone Tramonte.
Përgatiti: Gazmira Sokoli
Hajde artikull hajde,tani te gjithe shqiptaret do te vijne per vizite ketu ne Gardone valtrompia,hahahahah
Ne alpet e truve te tu o deficiente,, une jetoj ne Gardone moj fycke dhe nuk jemi ne Alpe dhe per fatkeqesine tende nuk eshte edhe fshat,,,ju gazeleshet shqiptare me shkrimet tuaja beni te qeshe edhe dhia,,,,,mesoni dhe gjeografine se jeni shume mbrapa,,,