FOTOT: Dorë për dore nga liqeni, ja si i kaluan Pashkët Veliaj dhe bashkëshortja e tij

9 Prill 2018, 15:14Lifestyle TEMA
FOTOT: Dorë për dore nga liqeni, ja si i kaluan Pashkët Veliaj

Prilli ka ardhur me gjithë ngrohtësinë pranverore dhe kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës gëlojnë nga njerëzit dhe britmat e fëmijëve.

Kësaj atmosfere duket se i ka ardhur në ndihmë edhe dita e pushimit për shkak të Festës së Pashkës.

Këtë ditë pushimi e ka shfrytëzuar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, të cilët janë fotografuar dje të kapur dorë për dore, në një moment të bukur, duke i qeshur njëri-tjetrin, pasi morën pjesë në ceremoninë e pagëzimit të Sotirit, bebit të parë që Veliaj i dha çekun e bebes në 1 Janar 2016.

Për Veliajn, ecjet dhe vrapi nga liqeni janë kthyer në diçka të zakonshme.

Investimet e bashkisë për korsi vrapimi dhe biçikletash ia kanë kthyer gjallërinë parkut të Tiranës.

4 komente në “FOTOT: Dorë për dore nga liqeni, ja si i kaluan Pashkët Veliaj dhe bashkëshortja e tij”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Mjeshter, ka ardhur koha ti presesh cek vetes.. Hajde tunde dybekun..

  2. Lili says:

    Ooooh,sigurisht mbas thashethenjet nga gojet e ligeta se cifti nuk jeton bashke prej disa muaj?

  3. Lani says:

    Ylla te dy jane. Bravo Erjon 100 vjet kryetar bashkie t2 duam

  4. "BOHOTINA" says:

    Bukur, mire. Punetor vizionar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje