Mikhail Gorbaçov jep alarmin: Po shkojmë drejt një telashi të madh, Rusia dhe SHBA-të janë në zgrip

11 Prill 2018, 12:07Bota TEMA

Ish-lideri i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov, thotë se Vladimir Putin dhe Donald Trump duhet të nisin negociata të drejtpërdrejta.

Ai paralajmëron se incidentet mes forcave ruse dhe atyre amerikane mund të çojnë në luftë.

“Jam i alarmuar. Situata nuk ka qenë kaq e keqe prej një kohe të gjatë dhe jam i zhgënjyer me mënyrën sesi liderët botërorë po sillen.

Ne po shohim prova të paaftësisë për të përdorur mekanizmat diplomatikë.

Politika ndërkombëtare është kthyer në shkëmbim akuzash, sanksione dhe madje edhe sulme ushtarake”, thotë për Intefax, ish-lideri i Bashkimit Sovjetik në vitet 1985-1991.

Gorbaçov është nderuar me Nobelin e Paqes në vitin 1990, mes të tjerash edhe për takimet e nivelit të lartë me presidentët Ronald Regan dhe Xhorxh Bush, takime që çuan në fundin e “Luftës së Ftohtë”.

Ai thotë se liderët aktualë në Kremlin dhe Uashington duhet të ndjekin një shembull të illë.

“Pikërisht sepse Rusia dhe SHBA-të janë në zgrip të krizës, liderët e tyre duhet të takohen.

Ata duhet të takohen diku në mes të distancës mes dy vendeve, për negociata 1 apo 2-ditore, ku të përfshihen edhe ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes”, thotë Gorbaçov.

“Jam i sigurt se luftën nuk e do askush, por kjo atmosferë e ethshme mund të çojë në një telash të madh”, thotë ai, duke shtuar se përshkallëzimi i mosmarrëveshjeve mes dy superfuqive madhore vjen për shkak se “njerëzit e zakonshëm nuk e dinë ende rrezikun që qëndron mbi kokat e tyre”.

Tensionet mes Rusisë dhe SHBA-ve janë shtuar që pas helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal, në Britani dhe më pas sulmit të forcave qeveritare të Asadit me armë kimike në Douma, Siri, që mund të provokojë një ndërhyrje ushtarake nga ana e Perëndimit në një zonë ku janë të stacionuara trupat ruse.

Përgatiti: Gazmira Sokoli

8 komente në “Mikhail Gorbaçov jep alarmin: Po shkojmë drejt një telashi të madh, Rusia dhe SHBA-të janë në zgrip”

  1. Janullatos arxidoglyftis says:

    Eeeeeh more Kovi ! Ti ishe per kete pune

  2. Heroi Kombetar says:

    Me mire te vdesesh si hero ne lufte sesa si pacient nga semundja

  3. Heroi Kombetar says:

    Me mire te vdesesh si hero ne lufte sesa si pacient nga semundja
    apo jo

  4. Heroi Kombetar says:

    Me mire te vdesesh si hero ne lufte sesa si pacient nga semundja
    apo jo

  5. Heroi Kombetar says:

    Me mire te vdesesh si hero ne lufte sesa si pacient nga semundja
    apo jo ?

    1. co‱ says:

      Nuk të mora vesh. Shkruaje dhe nja 47 herë të tjera

  6. Spss says:

    Bota do të jetë e rrezikuar për sa kohë president i SHBA do të jetë një injorant, fodull, hipokrit dhe i papërgjegjshëm

  7. Zani says:

    Ne pidh te semes shkofshin, te dyja palet , por e keqja eshte se shuhet jeta per te gjithe ne Toke. Por edhe kjo lufta e keytre per kontroll nuk durohet. E shakteruan Boten me luftra dhe poshtersira, ptu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje