FOTOT: Kompania e pazakontë, ofron pastruese që punojnë... nudo

13 Prill 2018, 18:17Lifestyle TEMA

“The Naturist Cleaner” ka rreth 300 punonjës profesionistë, të cilët janë të gatshëm të pastrojnë të zhveshur, pluhur dhe gjithçka në shtëpitë e anglezëve.

Këta pastrues përfitojnë rreth 30 ose 40 paund në orë.

Themeluesja e kompanisë Laura Smith tha: Ne kemi 300 pastrues që punojnë lakuriq. Llojet e njerëzve që kërkojnë shërbimin tonë ndryshojnë nga njëri-tjetri. Disa njerëz që na thërrasin mendojnë se ne ofrojmë “shërbime të fshehta”, por normat tona janë në nivelin e mesëm dhe pasqyrojnë tjetër gjë.”

Laura e nisi këtë biznes vitin e shkuar, pasi në kompaninë e mëparshme dikush e telefoni duke i kërkuar një pastruese lakuriq që ta pastronte shtëpinë e tij.

Pastruesja Silva, 43 vjeç, nga Londra, tha se ishte e lehtë të kalonte nga një agjenci standarde tek “Pastruese Nudo”, madje ua rekomandon të gjithëve, si një formë kjo për t’u ndier komod dhe aspak të turpëruar me trupin tuaj.

Klientët e kënaqur kanë lënë përshtypje fantastike në faqen e internetit, duke e quajtur këtë si një përvojë të mrekullueshme.

1 komente në “FOTOT: Kompania e pazakontë, ofron pastruese që punojnë… nudo”

  1. Lil Toronto says:

    KA ARDHUR FUNDI I BOTES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje