Gjendet piktura e Chagall-it, e vjedhur para 30 vjetësh

13 Prill 2018, 13:53Lifestyle TEMA

Një kuadro e Marc Chagall e vjedhur në Nju Jork 30 vjet më parë u gjet nga FBI-ja dhe do t’u kthehet pronarëve.

Piktura me titull “Otello dhe Desdemona” ka mbetur e fshehur për 30 vjet me radhë në një fuçi, në një papafingo në Maryland, sepse ai që e kishte vjedhur nuk mundi kurrë ta ekspozojë.

Ai ka provuar ta shesë vitin e kaluar, por pas këshillës së pronarit të galerisë që supozohej ta blinte, ka njoftuar vetë FBI-në për t’i treguar ku ndodhej vepra. Piktura ishte blerë nga një çift me mbiemrin Hellers, në vitet ’20.

Ajo është vjedhur në vitin 1988 në apartamentin e tyre në Manhatan.

Çifti me banim në një nga lagjet më të pasura të metropolit amerikan, e gjeti apartamentin “të pastruar” nga pikturat dhe gjërat e çmuara, kur u kthyen nga pushimet. Vjedhja në shtëpinë e tyre arrinte vlerën 600 mijë dollarë.

Hetimet nxorën se vjedhja ishte kryer nga një punëtor, por askush nuk u vu nën akuzë. Tabloja është vlerësuar rreth 50 000 -65 000 dollarë. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje