Italia është vendi i shenjtorëve, lundërtarëve që eksploruan botën, por edhe i mëkatarëve.
Sipas nëj sondazhi të zhvilluar së fundmi nga një faqe e takimeve jashtëmartesore, italianët janë të parët në Europë për tradhti.
Pas tyre vijnë spanjollët dhe francezët.
Pavarësisht gjinisë, më shumë se gjysma e italianëve pranon se ka pasur të paktën një herë një marrëdhënie jashtëmartesore.
Parë në planin e brendshëm, qytetet me numrin më të madh të tradhtarëve janë Roma, Milano, Napoli, Genova dhe Palermo.
Profili i një tradhtari ka disa karakteristika: në aspektin socioekonomik, ai qëndron në nivelin mesatar-i lartë.
15% e tradhtarëve janë profesionistë të lirë, 12% sipërmarrës dhe 9% drejtues.
Pjesa më e madhe e tyre i organizojnë takimet në mëngjes (47%) ose gjatë pushimit të drekës (30%).
Arsyet që çojnë në tradhti janë ato të njohura prej kohësh: dëshirë për të dalë nga rutina (38%), mungesa e vëmendjes nga partneri (33%), pakënaqësia nga jeta seksuale (29%). (TemA TV)