Pesë fakte për Malin e Zi në prag të presidencialeve

13 Prill 2018, 18:28Rajoni TEMA

Mali i Zi, një shtet i vogël me 620 000 banorë, kandidat për në Bashkimin Europian është një vend detar pa flotë dhe një shtet sovran pa monedhën e tij zyrtare.

-Një i ”pambytshëm”-

Ata kanë vdekur të gjithë, serbi Slobodan Milloshevic, kroati Franjo Tuxhman dhe boshnjaku Alija Izetbegoviç.

Milo Gjukanoviç vijon të jetë gjithnjë aty, i emëruar në 1991 për drejtimin e Malit të Zi nga ana e Millosheviçit, kur ai ishte vetëm 29 vjeç.

Ai është distancuar prej kohësh për t’iu bashkuar kampit perëndimor. Ai udhëhoqi vendin e tij drejt pavarësisë nga Serbia në vitin 2006.

Favorit në presidencialet e së dielës, Milo Gjukanoviç nuk është larguar nga pushteti vetëm për një periudhë të shkurtër, tashmë president nga viti 1998 deri në 2002, ai ka qenë gjashtë herë kryeministër, herën e fundit deri në tetorin e vitit 2016. Ai i la drejtimin e vendit një personi të besueshëm, Dushko Markoviç. Mbështetësit e tij ashtu si dhe kundërshtarët vijojnë ta konsiderojnë si ‘’kryetar’’.

-Një shtet pa monedhë-

Mali i Zi është një shtet pa monedhë. Është pikërisht monedha euro që qarkullon që nga viti 2002, katër vite përpara pavarësisë. Më parë, marka gjermane ishte në qarkullin që prej vitit 1999.

-Marinarë pa anije-

Marina tregtare jugosllave shkollonte oficerët e saj në Malin e Zi, më konkretisht në shkollën detare të Kotorrit. Kompania ‘’ Jogooceanija’’ e cila kishte selinë e saj ka punësuar 15 000 marinarë. Flota e saj numëronte më shumë se 20 anije. Në këtë të kaluar, nuk ka mbetur gjë tjetër veçse një muze.

Me shuarjen e Jugosllavisë, anijet u shitën, shpeshherë për t’u çmontuar për hekurishtet e tyre.

Sot, vetëm katër anije lundrojnë nën flamurin e Malit të Zi.

Marinarët nuk kishin mundësi tjetër veçse t’i bashkoheshin radhëve të ushtrisë. Mali i Zi është një det me dalje në det që nuk zotëron një flotë ushtarake.

-Një grusht shteti pa armë-

Të dielën e zgjedhjeve parlamentare të tetorit 2016, autoritetet njoftuan se kishin dekonspiruar një grusht shteti i orkestruar nga ushtarakë prorusë, kundër anëtarësimit në NATO.

Njëzet persona u arrestuan, shumica serbë. Ata parashikonin të merrnin pushtetin dhe të vrisnin Milo Gjukanoviçin.

Për opozitën proruse, komploti nuk ishte gjë tjetër veçse një lëvizje e orkestuar për ta eleminuar atë nga skena politike. Ajo shprehet se policia nuk ka përdorur për asnjë moment armë, pasi puçistët mendohet të ishin pjesë e saj. Procesi gjyqësor për këtë çështje është ende në vijim.

-Turistë dhe të paskrupullt-

Me një nivel papunësie me rreth 20% dhe një pagë mesatare prej 500 euro, Mali i Zi mbështetet tek turizmi dhe bregdeti i larmishëm me pika turistike si Budva apo Kotorri, të klasifikuara në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.

Por, Kotorri është gjithashtu bastioni i trafikantëve të drogës, arena e larjes së hesapeve. Gjatë stinës së verës turistët kryqëzohen shpesh në momentin e zbritjes nga anija me policë të forcave speciale të maskuar.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten dy problematika në këtë shtet të vogël.(ATSH)

3 komente në “Pesë fakte për Malin e Zi në prag të presidencialeve”

  1. Kuj me ju pergjigj per ket Kriminel Millo Gjukanovic ashr edhe ma I keq se Millosheviq
    aij ckatrrov Malin e Zi ekonomin e viedhi dhe popudhi sot qe jeton atje asht ma keq se ne kohen e komunizmit
    Millo Gjukanoviq asht Kriminel dhe kryetari I gjith drogave dhe Armve te cilat kalojn neper mal te zi tue u marr tokat njerzve te cilt I kane qyshe dem baba dem
    une mendoj se aij duhet eleminua krejt prej politiket dhe meriton burg te perjetshem me gjith disa shok te tina sic asht
    edhe markoviqi dhe shume tier.

  2. ehhh says:

    Milo Gjoka president i Malit te Zi!
    Malazezet perbejne 45% te popullsise ne kete shtet, shqiptaret rreth 10% dhe boshnjaket e te tjeret rreth 10%, ndersa serbet rreth 35%!
    Malazezet e dallojne vetveten nga serbet (megjithese flasin te njejten gjuhe). Kjo ka nje shpjegim mese te ditur dhe plotesisht te kuptueshem. Malazezet e konsiderojne vetveten fise te ndryshme nga fiset serbe, sepse ne fakt malazezet jane fise SHQIPTARE te sllavizuara Mjafton te shikosh shume nga mbiemrat e tyre (si rasti i Gjoka – Gjoka-novic), por edhe shumte dhena historike krejtesisht te provueshme. Fiset shqiptare kristiane qe mbeten nen juridiksionin e Kishes orthodhokse sllavone, dalngadale u bene dy-gjuhesh e dy-emrash, e pastaj pas islamizimit te fiseve te tjera shqiptare, u sllavizuan. Por te gjithe e dine se jane fise shqiptare kristian orthodhokse te sllavizuara, prandaj e ndajne veten nga serbet qe jane fise sllave.
    Princi i Malit te Zi Stefan Gjuraj – Crnojevici (djali i princeshes shqiptare nga familja Zaharia dhe burri i Mara Kastriotit, motres se Skenderbeut) ishte pjesemarres ne Beselidhjen e Lezhes ne 1444. Djali i tij i dyte Andrea, mbiquhet “trimi shqiptar” ne dokumentat historike te kohes.
    (Mbiemri Gjuraj vazhdon edhe sot e kesaj dite te perdoret nga shqiptaret e zones se malesise se MbiShkodres)

  3. sapa says:

    Megjithate ne krahasim me shqiperine ne mal te zi shteti eshte i pranishem dhe FUKSJONON!Kete e shohin te gjithe ata qe udhetojne neper mal te zi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje