TV i Kremlinit këshilla mbijetese për rusët: A është ky një paralajmërim për Luftën e Tretë Botërore

13 Prill 2018, 10:12Bota TEMA

Rusët janë këshilluar që të sigurojnë ushqimet “më të mira” pas shqetësimeve në rritje në vend se tensioni në Siri mund të përhapet në një konflikt global.

Televizioni Rossiya-24news, në pronësi të Kremlinit, ka transmetuar një segment që sugjeron furnizimet ideale për mbijetesë dhe paketimin e jodit për të mbrojtur trupin nga rrezatimi.

Siç thuhet më tej, shikuesve të këtij televizioni u është thënë që të “paketojnë orizin” – “i cili mund të ruhet deri në tetë vjet, si dhe miell tërshëre që mund të ruhet për tre deri në shtatë vjet” – por të heqin dorë nga hikërroret e preferuar ruse që zgjasin vetëm një vit.

“Natyrisht, ju mund të mbijetoni në mish të konservuar për një kohë të gjatë – deri në pesë vjet, ndërsa peshku i konservuar vazhdon jo më shumë se dy vjet”.

“Sigurisht që është e vështirë të bëhet pa qumësht, të paktën pluhur, sheqer dhe kripë.

Tradita ruse sugjeron që ne duhet të blejmë makarona në kohë kataklizmi.

Por të mbijetuarit profesionistë nuk e rekomandojnë marrjen e këtij produkti në strehimore të bombave”, thuhet të jetë thënë më tej.

Prezantuesi televiziv Alexey Kazakov citohet të ketë thënë: “Jeta në botën nëntokësore do të jetë veçanërisht e vështirë për adhuruesit e gjërave të ëmbla.

Çokollata, ëmbëlsirat, qumështi i kondensuar, të gjitha këto duhet lënë anash”.

Gjthçka ka ardhur pas konfliktit në Siri dhe sulmit me gaz helmues, duke detyruar presidentin Trump që të paralajmëroje se një sulm raketash në Siri është i afërt.

 

8 komente në “TV i Kremlinit këshilla mbijetese për rusët: A është ky një paralajmërim për Luftën e Tretë Botërore”

  1. jon says:

    Tv e Kremlinit? Por ate kane zgjedhur Ruset ti udheheqe. Ke do vene Sorron. Psh si manipulohen shqiptaret. Me 5 Prill Zerohedge publikoje kete artikull shume te rendesishem qe shume media te tjera e shperndane https://www.zerohedge.com/news/2018-04-06/obama-state-department-spent-9-million-soros-meddle-albanian-politics. asnje as e permendi si Shqiperia eshte komplet nene kontrollin e Sorros. Shiko nje krahasim tjeter Me te vertete TV rus i keshillon popullsine si te kujdesen ne kohe te veshtira dhe ne kohe konflikti. Ruset e kane te fresket ne mendje terrorrismin cifut( bolshevik) kurse USA i meson popullsise si te behen homoseksuale, te merren me pislleqet e Trump 30 vite me pare etj budallalleqe. As 10 % e popullsise sdi cfare behet ne bote. Une proferoj metoden Ruse.

  2. banka says:

    ku jane bunkeret!!

  3. banka says:

    ku jane bunkeret!!!!

  4. banka says:

    ku jane bunkeret!!!!!!!

  5. Elvana says:

    joni mos u lodh kot
    nuk e kupton dot bethlepirsi dhe servil njeriun dinjitoz dhe te barabarte

  6. Elvana says:

    joni mos u lodh kot
    nuk e kupton dot bethlepirsi dhe servil njeriun dinjitoz dhe te barabarte …

  7. undefined says:

    na plasi ne

  8. undefined says:

    na plasi ne
    kemi tvsh tone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje