Një ditë pas varrimit të bashkëshortes, Xhorxh Bush shtrohet me urgjencë në spital

24 Prill 2018, 09:12Bota TEMA

Ish-presidenti amerikan, Xhorxh H. Bush, 93 vjeç, është shtruar me urgjencë në spital.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i familjes Bush vetëm një ditë pas varrimit të bashkëshortes së tij.

“Presidenti Bush është shtruar në Houston Methodist Hospital pasi ka marrë një infeksion që i është shpërndarë në gjak.

Ai po reagon mirë ndaj trajtimit mjekësor dhe duket se po e merr veten”, ka bërë të ditur zëdhënësi.

Megjithatë, burime të tjera pranë familjes u kanë thënë mediave amerikane ai është shtruar në gjendje kritike për jetën.

Gjendja e tij është stabilizuar, por mosha e avancuar dhe kushtet shëndetësore e bëjnë të komplikuar tablonë e përgjithshme klinike.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje