Aleati dhe deputeti i PD i "përvishet" Bashës: Kush humb zgjedhjet s’duhet të rrijë më, ja dorëzove fitoren Ramës dhe po na dëmton akoma

26 Prill 2018, 16:27Politika TEMA

Kritikëve të Lulzim Bashës që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit kur humb zgjedhjet i shtohet edhe ai i aleatit të demokratëve, Dashamir Shehi.

I dalë në zgjedhje deputet nga lista e Partisë Demokratike, kreu i LZHK-së thotë se një përcaktim i tillë duhet të ishte reflektuar në ndryshimet e reja statutore, që pritet t’i kalojnë për votim Kuvendit Kombëtar.

 “Kush humb zgjedhjet s’duhet të rrijë më.

Duhet të kishte një gjë të shkruajtur, unë them po”, tha Shehu për TV Klan.

Analizën për humbjen në zgjedhje e sheh të vonuar nga ana e Lulzim Bashës.

Aleatit të tij në opozitë i rendit tre arsye që sipas tij çuan Partinë Demokratike në disfatën e 25 Qershorit:

“Do bërë analizë dhe ajo bëhet dy muaj pas humbjes se zgjedhjeve. Në analizën e marrëveshjes së 18 Majit ka qenë humbje e madhe që na dëmton sot e kësaj dite, e dyta mos përfshirja në nivelin e duhur në Reformën në Drejtësi, sikur ata janë të ndershëm, fituan terren mes ndërkombëtareve dhe e treta sa u bë tërheqja nga Reforma Administrative, ia dorëzuam të gjitha Ramës, fitoi zgjedhjet dhe me votat administron pushtet”.

Për ta rikthyer në një alternativë qeverisëse të djathtën, Lulzim Bashën e fton që të hapë partinë, të lejojë mendimin ndryshe dhe të shkohet drejt një fronti të madh.

“Formula e bashkimit është të pranojmë të ndryshmen. PD do hap fare për korrente të ndryshme politike, do heq gardhi fare.

Ta bëjmë front nëse duam të rikthehemi forcë qeverisëse. Debati brenda vetes është i shëndetshëm.

Do bërë që tani që në zgjedhje të jenë platformat që bashkojnë njerëzit. Kush ka frikë nga debati s’ka gjë në vijë.

Për të hapur një faqe të re i takon Bashës të bëjë një hap të madh, të bëjë revolucionarin, të dali dhe tu thotë ju keni korrentin tuaj se kjo bashkon, kjo është mënyra për të bërë politikë.

E ftoj Bashën të bëjë një parti europiane me mendime të ndryshme me korrente. Këtë i ftoj të bëjnë në kongres.

A është i zoti ta beje këtë PD kjo e shpëton të djathtën kjo është lëvizje e madhe politike që thyen rregullat e sistemit, pjesa tjetër s’bën gjë”.

Në të kundërt Shehi paralajmëron një skenar më të zymtë për Partinë Demokratike se ai i dalë nga zgjedhjet e 25 Qershorit.

“Nëse gjithkush do të mbajë karrigen e vetë, s’është çudi që në zgjedhjet e tjera kjo karrige të bëhet më e vogël”.

6 komente në “Aleati dhe deputeti i PD i “përvishet” Bashës: Kush humb zgjedhjet s’duhet të rrijë më, ja dorëzove fitoren Ramës dhe po na dëmton akoma”

  1. Doshi says:

    Eh more Dash pa kembore. Te lumte ty qe je pjese e parlamentit me lista. Tek ne forca e djathte nuk ka egzistuar me Sali komunistin qe kur beri reformen agrare dhe shkaterroj shtetin dhe ngriti hajduterin ne sistem. Edhe familja juaj me punen e gruas suaj ka ndihmuar hajduterine. Kurre nuk duhet te kete deputet me lista dhe 100 cope jane mjaft per kete vend te varfer. Sodit sarajet e te birit te bariut Salih.te Katundarit Meta te brekedhjerit Luli e shume te tjere ku do nje nate dimri tu shkruash emrat.

  2. Lili says:

    As mos u lodh me Bashen:zi eshte bashkpunetori i Rames,mjafton qe zi e te tijet te fitojne pare.Per PDne s’i behet vone e aq ma pak per aleatete.
    Pra as mos u lodheni me te,humbjz eshte e sigurte per ju ne qofte se kerkoni bashen si udheheqese i cdo fushate ne te zrdhmen

  3. Cuku says:

    Do jete tape si duket,,
    Ose e di qenuk do jete me nelistat e P.D.

      1. Colombo says:

        Aleatet e pd tani e hedhin shurren perpjet fajen per ti ber depytet w ka Lulzim Basha qe la figura me reputacion dhe beri keywtaret e partive te kolicjonit qe keta si voton as familja e vete nxe ment o Lulzim Basha per zgjedhjet e ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje