Rama zhvilloi të mërkurën takime politike në Berlin për të fituar votën gjermane për çeljen e negociatave. Ai u prit me dashamirësi, por premtime nuk mori.
Vizita e parë e kryeministrit shqiptar menjëherë pas rekomandimit të Komisionit të BE-së për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit ishte në Berlin. Ai u takua aty me një sërë personash të rëndësishëm dhe sidomos me kancelaren Angela Merkel. Në të gjitha bisedimet Rama kishte një synim: t’i bindte bashkëbiseduesit të jepnin votën e tyre pro çeljes së negociatave.
Rama pati shumë takime të mërkurën: por më i rëndësishmi ishte ai me kancelaren Angela Merkel. Edhe pse miratimi i rekomandimit të komisionit për çeljen e negociatave do të kalojë nga parlamenti, fjala e kryetares së CDU-së do të luajë një rol të madh.
Por kancelarja gjermane nuk dha asnjë sinjal për të orientuar dëgjuesin se a do të votojë Gjermania pro çeljes së negociatave, apo do ta shtyjë këtë vendim për një moment më të përshtatshëm.
“Çelja e negociatave kërkon plotësimin e një numri parakushtesh,” tha Merkel të mërkurën para medias në Berlin. “Shqipëria me shumë sforco i ka përmbushur disa syresh. Në javët e ardhshme ne do të krijojmë mendimin tonë përfundimtar se a ka gjëra që duhen bërë, a ka përparime dhe këtë duam ta bisedojmë edhe me kolegët tanë europianë”, tha kancelarja më tej. Dita më e afërt për këtë bisedë do të jetë 17 maji, në Sofje, ku Merkel do të marrë pjesë në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në.
Lavdërime për vettingun
Lavdërime mori kryeministri i Shqipërisë nga Gjermania sidomos për procesin e vettingut, në vazhdën e të cilit janë kontrolluar e vlerësuar qindra gjykatës dhe prokurorë e si pasojë kanë dhënë dorëheqjen qysh tani, vetëm disa javë pas fillimit, 21 gjykatës e prokurorë. “Ky ligj e forcon sistemin juridik, integritetin dhe seriozitetin e tij,” tha Merkel, e cila e inkurajoi Ramën që ta zgjeronte vettingun edhe te organet policore.
Kancelarja ofroi përkrahjen e Gjermanisë: “Gjermania dëshiron të japë mbështetje, Gjermania do të japë ndihmesë në mënyrë që ne të mund t’i shohim me të vërtetë përparimet që na nevojiten për të marrë një vendim në qershor”, tha Merkel.
Në qershor do të mbahet samiti i BE-së nën kryesinë e Bullgarisë, dhe aty do të merret vendimi, nëse rekomandimi i Komisionit për nisjen e bisedimeve do të mund të vijohet nga një vendim apo jo.
Për Edi Ramën negociatat duhet të kishin filluar një orë e më parë. Një dëshirë, të cilën ai e shprehu edhe në konferencën e përbashkët të shtypit me kancelaren e Gjermanisë.
Rezultatet e vettingut të gjyqësorit, ligji i të cilit u hartua me ndihmën e Gjermanisë dhe sipas Ramës është kthyer tashmë në një model edhe për vende të tjera, kanë bërë që Shqipëria të merrte këtë rekomandim pozitiv nga Komisioni. Tani Shqipërisë i nevojitet një shpërblim, argumenton Rama, pra çelja e negociatave, në mënyrë që vettingu i policisë të jetë po aq i suksesshëm.
Deputetët konservatorë skeptikë
Që Gjermania të japë votën për hapjen e negociatave, nevojitet miratimi i Kuvendit Federal. Ndërsa socialdemokratët janë treguar më të hapur dhe më të gatshëm për të përqafuar rekomandimin, shokët e partisë së kancelares Merkel janë më të rezervuar.
Pikërisht për të mënjanuar këto rezerva, Edi Rama, kërkoi ndihmë ku të mundte: Ai u takua me presidentin e Bundestagut, Wolfgang Schäublen, një nga figurat më të vjetra të partisë, fjala e të cilit është me peshë, si edhe pati një dëgjim pikërisht në komisionin e Bundestagut për Çështje të BE-së, që drejtohet pikërisht nga Günther Krichbaum, politikani CDU që u përfol aq shumë nga disa media në Shqipëri, pasi nuk iu bashkua euforisë që kishte kapluar Shqipërinë pasi komisioni dha rekomandimin. Rama pati edhe një darkë me deputetë nga grupi parlamentar CDU/CSU.
Vërejtje nga miqtë
Në mbrëmje, Rama pati një takim më të ngrohtë, në fondacionin e partisë socialdemokrate, simotrës së Partisë Socialiste në kuadër të Internacionales Socialiste. Rama ishte ftuar aty të diskutonte me ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth, për Shqipërinë dhe mundësinë e çeljes së negociatave. Roth vuri në dukje se çelja e negociatave nuk pritet me eufori nga vendet anëtare të BE-së. “BE po kalon kohë të vështira, sepse ka një sërë problemesh të brendshme dhe nuk është e gatshme për anëtarë të rinj.”
Veç lëvdatave për arritjet në procesin e Vettingut, Roth nuk harroi t’i kujtonte mikut të tij socialist, se reforma gjyqësore pa një proces kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, nuk mund të bëhet. Ndaj duhet filluar procesi gjyqësor kundër ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahirit për të dëshmuar kështu se pavarësia e gjyqësorit me të vërtetë funksionon, tha Roth.
Mosssss !Nuk e dine socialdemokratet gjermane se ministri Sajmir u pagezua shoferi Sajmir nga socialistet shqiptare.Shoferi Sajmir donte 25 milion euro per zgjedhjet per kryetar fisi dhe ketu u keqkuptua opinoini shqiptar.
Nga nje “dru i shtrember ” deri te “nuk keni pare gje akoma” historia e Sajmir Tahirit eshte tipike histori sicialisto-siçiliane.
U lutem grave socialiste te shkojne poshte ballkonit te herr Roth dhe te protestojne per pergojim te shofer Sajmirit.
Poshte Evropa ,poshte Gjermania ,rrofshin shoferet 25 milion € .
Po pse te detyrohet Rama nga Merkeli, a nuk e ka per detyre Rama mosmbrojtjen e nje krimineli fshatar tepelenas?
Ose, perse te prese Rama nga te huajt te bej detyren dhe ti bindet ndergjegjes?
Mire miqte e bashes
Qe jane anti shqiptare , pro ruse, anti europiane e plot anti.. te tjera.
Po keta miqte e rames cne ????
E ka mare vesh e gjithe bota se shqiperine e drejton nje bande hashashisto-otomaniste , vetem leshkot e rilindjes nuk e paskan kuptuar akoma!!!!!
Keshtu I do mushka drute!!!!!!! Rralla e Tahirit te ja ngul Rames???O sa mire me qene Gjerman o hejjjjjjjjjjjjjj o hejjjjjjjjjjjj.
Linku origjinal, per ata qe kane dyshime:
http://www.dw.com/sq/q%C3%ABndrimi-i-berlinit-ndaj-%C3%A7eljes-s%C3%AB-negociatave-ende-i-paqart%C3%AB/a-43539658
Po kjo dihet qe kerkojn sajmir tahirin nburg pse hesht ky palla ket nuk dim
Edhe “një përrallë” akoma, nga miqtë tanë Perendimorë, me “çështjen” Tahiri, që të shpëtojnë miqtë e tyre të vërtetë, “yjet në ngjitje” dhe “burrat e shtetit”, që janë hajdutët dhe kriminelët e vërtetë, shkatërruesit e këtij vëndi dhe populli mjeran…!!! Vetëm se kjo përrallë, ka filluar dhe qelbet erë…! Si ka mundësi, që “demokracitë” Perendimore, që i kemi si idhuj të shënjtë, të mos thonë anjë fjalëz për kryekriminelin, skizofren-shpellar të Viçidolit dhe konen e tij zullumqare, që ekzekutuan me gjaftohtësinë e një kryemafiozi dhe të një vrasësi me pagesë, njerëz të pafajshëm në mes të bulevardit, që vodhën dhe u pasuruan sa mundën, me drogën “të legalizuar”, duke qënë Kryeministër dhe Ministër i vëndit, ndërsa kërkojnë që të gjykohet një ish Ministër, që vetëm sa ju përmënd emri (pa mbiemër) nga një bandë narkotrafikantësh… ???!!! Pra dhe “Vetingu” i shumëpërfolur, është një lojë dhe “përralla” e rradhës, që i serviret shqipove mjeranë, që kaq kollaj e hanë sapunin për djath…!!! Gjithnjë e më shumë, arrij të besoj, se “miqtë tanë të mëdhenj”, e duan Shqipërinë ashtu siç është, një rrumpallë mesjetare…!
Jeten e japim, Sajen JOOO!
sa dinaka jane gazeta tema,qe i largojn temat per edi ramen dhe merkela,se nuk i komvenojn komentet ps ,qe ushqen me kazan gazeten tema.
KTA duan nje mut qe te han , me zor do ta denojm SAJMIR TAHIRIN ne , po gjeti prova gjykata per fajsin e tij le ta denoj , ne te kundert ; po ja çojm gjermanve ne gjermani ta gjejn ata nje zgjidhje , llogjik rritikyle.
KTA duan nje mut qe te han , me zor do ta denojm SAJMIR TAHIRIN ne , po gjeti prova gjykata per fajsin e tij le ta denoj , ne te kundert ; po ja çojm gjermanve ne gjermani ta gjejn ata nje zgjidhje , llogjik rritikyle.
Merkela me evropen jane ne dilema,se rama duhet arrestuar tahirin,apo tahiri arrestuar ramen dhe ikir meten qe fabrikuan te gjitha trafiket dhe rrine ne heshtje…..
O SAJE MOS U DOREZO SE EDI KARI PO DON ME FUT KARIN TY ME SHPETUE VET ..E KE VET NE DORE JETEN TENDE VELLA -LAJMROJ NJE NGA NJE PSE TI KALBU NE BURG E TE TJERET TI GEZOJNE MILIONAT E DROGES SE PERBASHKET MOS LEJO ME TA FUT KARIN O RROT KARI -RAMUTI ESHTE I PA BESE KUPTOJE MOR BURRE-QEVERITE SHKOJN E VIJN KURSE TI MBETESH NE BIRUCE PASTAJ TE QIJN NE BYTH KUSH MA PARA ATY OK
I paskan karkuar koke e k… Te saimirit kta mesa duket . Kundra gjyqit te saimir tahirit eshte vetem prokuroria tropojane me saliun ne krrye sepse po shkoi ne gjyq me thashetheme tahiri del i pafajshem direkt dhe saliu ngelet me k.. Ne goje . Per kete arsye nuk cohet ne gjyq ceshtja e tahirirt por mbahet pezull per balte politike. Kush e ka penguar prokurorine te mbylli hetimet dhe te coje ceshtjen ne gjykim ????? Kjo nuk varet nga qeveria qendrore !!!! Futja pordhes kot
per shkelqesin syper manipulusin,manovrus mashtruesin,edi rama ,nje koment special.
Rama ka duble personalite.dyfish personalitet.
ku paradite vrapon pas erdoganit ,dhe lavdron sulltan syleimanin,si ka deklaruar vet ne viziten e tij te par ne turqi.
dhe pas dite “lavdron” skenderbeun…?
a ne mbremje thote rrnofte demokracia dhe civilizimi evropiano kristian.
Rama edhe behet me shume fe per interesa personale te tijë.
Çka ket tipe rrenacalesh i diagnostifikojn me dangereus manipulatore.