Fijet që lidhin Gruevskin me financimin e LSI: Ja dyshimet e amerikanëve

26 Prill 2018, 08:59Politika TEMA

Investigimi i revistës prestigjioze amerikane “Mother Jones”, në lidhje me financimet e paligjshme të fushatës së lobingut nga ana e LSI, hap një pistë tejet të dyshimtë, mbi mundësinë që Gruevski, ish-Kryeministri i Maqedonisë, i njohur për politikat e tij pro-ruse dhe anti-shqiptare, të jetë një prej “bamirësve” të fshehur të Ilir Metës.

Sipas investigimit, LSI nënshkroi në muajin janar 2017 një kontratë me vlerë 15 mijë dollarë në muaj me “McKeon Group”, një kompani lobimi e drejtuar nga një ish-senator republikan.

Megjithatë, kjo kontratë u prish vetëm një muaj më vonë. Por, marrëdhënia e LSI me McKeon nuk përfundoi këtu. Pak ditë pas përfundimit të bashkëpunimit, “McKeon Group” nënshkroi një kontratë me vlerë 50 mijë dollarë në muaj, plus shpenzime, me një kompani qipriote të quajtur “Dorelita Limited”.

Kontrata me “Dorelita”-n kishte si qëllim të vetëm të promovonte LSI-në në Uashington, një fakt i mbështetur ky në investigimin e “Mother Jones” nga prova dhe burime të shumta. Pronari i dyshuar i kësaj firme është një oligark rus, i quajtur Oleg Deripaska, me interesa në industrinë e aluminit, por i përfolur në media edhe si një eksponent i krimit të organizuar në vendin e tij.

Megjithatë, sikur kjo lidhje të mos ishte mjaftueshmërisht e dyshimtë për LSI-në, nga investigimi del në dritë edhe një lidhje tjetër e errët, me ish-Kryeministrin e Maqedonisë, Nikola Gruevski.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se kontrata e “Dorelita”-s, me përfitues LSI-në është nënshkruar nga një avokat grek, i quajtur Iraklis Fidetzis. Lidhja me këtë person u sigurua nga Vangjel Tavo.

Prej shumë vitesh, Fidetzis punon njëkohësisht edhe për llogari të një miliarderi grek, të quajtur Dimitris Kontaminas, një manjat mediatik, i cili ka pasur probleme të shumta me drejtësinë duke u dyshuar për një numër krimesh ekonomike, ndonëse nuk është dënuar asnjëherë në vendin e tij.

Në vitin 2005, për llogari të Kontominasit, sipas provave të siguruara nga inteligjenca amerikane, Fidetzis negocioi me Gruevskin një marrëveshje korruptive, me përfitues “Magyar Telekom”, pjesë e “Deutsche Telekom”.

Kjo marrëveshje ndihmoi kompaninë hungareze që të futej në tregun maqedonas, në këmbim të një rryshfeti të majmë për Gruevskin dhe disa eksponentë të tjerë të qeverisë së tij.

Hetimi i zhvilluar në Amerikë përfundoi me një gjohë prej 95 milionë eurosh ndaj “Magyar Telekom” dhe kompanisë së saj mëmë, për korruptimin e zyrtarëve të huaj. Dy drejtorë të kompanisë u gjobitën gjithashtu me 400 mijë dollarë.

Megjithatë, në Maqedoni nuk pati asnjëherë ndonjë hetim për këtë çështje.

Që prej atëherë, Fidetzis ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me qeverinë e Gruevskit, duke shërbyer si ndërmjetës i tij në disa marrëveshje të tjera.

Kjo pistë ngre mundësinë që financuesi i fshehtë i LSI të jetë pikërisht ish-Kryeministri i Maqedonisë, e nëse kjo vërtetohet, LSI duhet të japë shpjegime se cilat janë interesat e përbashkëta me këtë lider të njohur për politikat e tij anti-shqiptare dhe për promovimin e qartë të axhendave ruse në Ballkanin Perëndimor.(Lexo.al)

5 komente në “Fijet që lidhin Gruevskin me financimin e LSI: Ja dyshimet e amerikanëve”

  1. nuk kam faj une says:

    More, po keta sikur i kane prere vete monedhat e dollarit dhe te eurove, Iliri, Lulezimi e Saliu ! Qenka bere kerdia. Keta duhet te varen per gjuhe ne mes te Tiranes. Pse keshtu eshte demokracia?! Lume ne per te. Na ndriti e na velesiti me vjedhje, krim, droge, prostitucion, çthurje, banalizim e baltosje perfundimtare. Na erresoi syte apo na beri dhe te pafuqishem duke na rekomanduar: tani jeni te lire te lehni tere diten neêr rruge, paçka se nuk u degjon apo pjerdh njeri per ate qe kerkoni. Ku paska qene diktatura qe nuk semureshim nga “shendeti”.

  2. Illyrian Kings says:

    Cfare idiotlliqesh shpikin keta te Ripjelljes se rames.

    Lloj idesh idiote qe te na dalin keta si patriote te medhenj ku nderkohe nuk kane as edhe nje ndryshim nga hajdutet dhe terroristet e PD-se apo LSI-is.

  3. Lsi eshte parti e minoriteteve etnike ne shqiperi.
    Koka e te gjitha hajdutrive dhe krime korrupcionit eshte ilir meta.
    te gjitha votat i ka blere dhe manipuluar.
    ky njeri dhe lsi nuk kabe kredibiltet dhe ligjitimitet ne shqiperi dhe planin diplomatik te botes.
    ilir meta ka demtuar shqiperin dhe kosoven ma shume se esat pash toptani.

  4. Sheiku Like i skraparit says:

    Ta gezojme “like flori presidentin” e Edi Rames! Jo vetem ben corap me lloj lloj marifetesh politiken e brendeshme por bashkepunon e lobon kunder interesave te vendit tone se bashku me ultravnacionalistin dhe armikun e interesave shqiptare Nikola Gruevskin.Bravo Like!Nuk i le gje mangut Salihut,agjentit te UDB-se dhe jo vetem,por dhe ti si pouna e tavarish Lylit,i ke hedhur grepat te Rusia e Putinit!Dhe te gjitha keto io ben “me qetesi e dashuri”…!!!

  5. Azio says:

    C’eshte kjo pune o zhqiptar?
    Te gjithe keta politikane po na dalin,hajdute,kriminel bile edhe anti shqiptar.
    U zgjodh prokurori I pergjighshem.
    Tani cfare pret Arta Marku,qe keta peshq te medhej te futen vete ne tave?
    Eshte koha per tu shkundur,per ti kap sa me shpejt,ndryshe te na rroje drejtesise.
    Thirja e ketyre monstrave ne prokurori eshte emergjente.Filloni pra sa me shpejt,Qershori nuk eshte larg.Lerini llafollogjite.Populli shqiptar dhe Europa duan te shohin rezultatet e para

    Te gjithe besojme qe kjo do te ndodh. Vetem guxim,kurajo e besimplote ne detyren tuaj,ne sherbim te popullit fisnik shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje