Kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur të vizitojë familjen e 53-vjeçarit Agim Boci që mbeti i vrarë mbrëmjen e kaluar në dyqanin e tij gjatë përleshjes me grabitësit.
Basha është nisur në shtëpinë e viktimës në Kamëz ku pritet që të përcjellë edhe mesazhe ndaj policisë.Selia blu njofton “Kryetari Basha po shkon për vizitë në familjen e tregtarit të vrarë në Kamëz dhe pas vizitës do të japë një prononcim”.
Boçi gjeti vdekjen pasi u qëllua nga grabitësit mbrëmjen e kaluar. Në përpjekje për t’i ndaluar mbeti e plagosur edhe gruaja e tij. (TemA)
As i plas trapi fare ketij per fatkeqesine e kesaj familje. E ka te trasheguar nga mesuesi i tij qe te bejne politike me hallet dhe fatkeqesite e popullit. Per mendimin tim familja s’duhet ta pranonte, ose me nje kusht qe mos te bente asnje koment ne media.. NGUSHELLIME FAMILJES.