Nga Mimoza Kelmendi
Unë përsonalisht i takoj brezit të bashkëmoshtarëve të mi në Shqipëri që Marksin dhe Engelsin me veprat e tyre si „Manifesti komunist“apo „Kapitali“ i mësuam në Universitet edhe pse nuk studjoja degen e filozofise. Por në Gjermani ndërkohë jam njohur edhe me kritikat ndaj tyre nga filozofë të njohur si: Karl Shmit, Karl Poper, Hanah Arend, Maks Veber, Erhard Epler….si dhe me biografi të shumta për „babain e kapitalizmit“. Thjesht për kuriozitet, sepse edhe unë si Marksi: Nuk jam marksiste.
Në prag të 200 vjetorit të lindjes së filozofit, gazetarit dhe ekonomistit gjerman, këto ditë po zhvillohen shumë aktivitete, një prej të cilave ishte edhe një forum shkencor i zhvilluar në Këln, qyteti ku Marks pati punuar si redaktor i gazetës: Rheinische Zeitung“. Ndaj ja vlen të shkruash sado pak për këtë „profet gjerman“, edhe pse iu takon historianëve dhe njohësve të veprave të tij që të shkruajnë më shumë për këtë trashëgimtar të dialektikës helegiane.
Si mund të perceptohet ai në kujtesën historike të sotme?
Karl Marksi (i lindur në Trier më 5 Maj 1818) është një ndër autorët më të lexuar dhe njëkohësisht më të diskutueshëm të historisë botërore. Në shek.e 20-të më shumë se një e treta e njerëzimit i ishte nënshtruar regjimeve totalitare, të cilat mbështeteshin në teoritë e tij – dhe që kryesisht dështuan. Vetë autori i ka paraprirë me mjaft zgjuarsi çdo botimi të tij, ku thotë: “Sa më përket mua: Unë nuk jam marksist.” Ndërkohë, analizat e tij të mprehta duket se janë më aktuale se kurrë në kohë krizash finaciare dhe ekonomike. Një reformator i shoqërisë, i cili, ndonëse i dërrmuar nga sëmundjet dhe humbjet familjare, luftonte për misionin e tij, ndërsa koha kalonte dhe idetë e tij dukej se nuk i shërbenin sa duhet botës përreth tij. Një zëdhënës i “Proletariatit të skllavëruar”, i cili ngre lart ndryshimet në jetën borgjeze – kryesisht në kurriz të mikut dhe mbrojtësit të tij, Fridrih Engelsit. Ndryshe nga mendimtarët e tjerë të historisë, Karl Marksi është një figurë për të cilin intelektualët ndahen shumë prerazi në qëndrimin e tyre ndaj tij.
Nga njëra anë është “përvjetori” i një prej interpretuesve më të mëdhenj të ngjarjeve botërore dhe ekonomike – përtej epokës së tij. Nga ana tjetër, si bashkëkohës, ai ka shumë pak domethënie dhe ndikim për jetën praktike sot. Pra nga njëra anë kemi babain e përkushtuar e të dhënë pas familjes, nga ana tjetër një njeri egoman të panjohur, të fiksuar plotësisht pas punës së tij. Ai përjetoi humbjen e katër prej gjashtë fëmijëve të tij, jo si rrjedhojë e jetesës së tij të vështirë, por më tepër për faktin e të qenit një emigrant politik. Po ashtu kishte edhe një djalë me shërbyesen e tij. Ai e ngriti zërin për “proletariatin e skllavëruar”, por vetë parapëlqente jetën borgjeze dhe nuk ishte shumë kursimtar. Disa mospërputhje apo boshllëqe në botëkuptimin e Marksit lënë hapësirë për interpretime të shumëllojshme, deri diku kontradiktore. Në rrjedhën e mëtëjshme të historisë së ndikimit të tij, reformues socialë me pikëpamje humanitare e konsiderojnë atë si një tiran të pashpirt.
Socialdemokratët, ishin ata të cilët luftuan për një republikë liberale, si edhe revolucionistët e dhunshëm, të cilët mbronin diktaturën komuniste. “Manifesti” i tyre i dha shtysë një lëvizjeje ndërkombëtare të forcave punëtore, e cila më pas e nisi marshin e saj triumfues drejt partive social-demokratike, por krijoi gjithashtu edhe bazën ideologjike të regjimeve totalitare, të cilat sunduan më shumë se një të tretën e botës në mesin e shek. 20. Forca e fuqishme e ideve të tij shpesh të riinterpretuara u shpalos vetëm pas vdekjes së tij. Në mbrëmjet e gjata të mbushura me tym cigareje, nga logjika dialektike e fiozofit, Karl Marks, dhe nga radikaliteti politik i njeriut praktik, Frindrih Engels, lindi struktura bazë e asaj ngrehine teorike, e cila u bë sinonim i ideologjisë komuniste, konstrukti i materializmit historik.
Marksizmi – Komunizmi
Të dyja këto ideologji janë përballur me një sërë konfliktesh përgjatë historisë: kontradiktat klasore ishin të papapjtueshme me njëra-tjetrën dhe si rrjedhim përplasja mes tyre qe e pashmangshme. Ky zhvillim në historinë e njerëzimit bëri kalimin e shoqërisë primitive nëpër tri stadet e ndryshme dialektike, në atë të shoqërisë skllavopronare, feualizmit, kapitalizmit, së fundmi, në atë të socializmit – ku, në rrafshin më të lartë të zhvillimit, pra në komunizëm, tipar i shoqërisë njëklasore ishte eleminimi i të gjithë kundërshtarëve. Përsa i përket çështjes se qëllimi justifikon mjetin, vlente parimi se: Proletariati nuk mund “të udhëhiqej”, sipas autorëve, “pa rrëzuar të gjithë strukturën e shtresave që formojnë shoqërinë formale.” Se si duhet bërë kjo dhe në ç’formë të dhunës revolucionare apo institucionale, mbetet ende e paqartë.
Megjithatë nuk është e lehtë ta kuptosh drejt idenë e Karl Marksit, po të ngushtosh këndvështrimin e potencialeve të tij radikale. Si asnjëherë më parë, konfliktet sociale u analizuan mjaft hollësishëm në kontekstin e tyre historik duke nxjerrë në pah anët më të errëta dhe pikat e dobëta të kapitalizmit, luhatjen ndaj krizave dhe rrezikun prej tij të zhdukjes së shtresave apo rajoneve të tëra në botë.
Parashikimi i globalizmit
Disa prej analizave të Marksit duken mjaft vizionare në kontesktin e globalizmit apo krizave financiare dhe ekonomike ndërkombëtare të kohëve tona. Nëse fitorja historike e Perëndimit Kapitalist ndaj Lindjes Komuniste do të arrihej jo më vonë se tranzicioni i vitit 1989, do të ishte e nxituar ta quaje Karl Marksin të vjetëruar. Zërat vijnë e përforcohen në konkluzionin se kapitalizmi mund të mos jetë fjala e fundit e historisë. Ndërkohë, disa prej supozimeve të tij teorike tingëllojnë thuajse profetike. Marksi shkruante për “Ndërthurjen e të gjithë njerëzve në rrjetin e tregut botëror”. E njëjta vlen edhe sot në konceptin global të ekonomisë: “Kapitali mbahet e kontrollohet nga një dorë, e cila e shpërndan atë te masat.” Mendimtari i shek. 19 nuk e njihte termin “lojtar global”, por ai ka parashikuar rreziqet e tregjeve botërore, shfrytëzimin e burimeve, pafuqinë e ekonomive individuale dhe pasojat e një kapitalizmi të shfrenuar në rang lokal dhe atë global. “Të pasurit do të bëhen gjithnjë e më të pasur dhe të varfërit gjithnjë e më të varfër” – kjo gjithashtu mund t’i referohet situatës së botës së sotme.
Gjatë jetës së tij Karl Marksi ka pritur më kot për realizimin e pohimeve të tij thelbësore. Madje edhe më pas rrjedha e historisë nuk ndoqi aspak logjikën imponuese të Materializmit të tij Historik, megjithatë historia e ndikimit të tij është thuajse e pashebullt në rangun e mendimtarëve botërorë dhe shumë prej qasjeve të tij mbeten gjithnjë aktuale dhe pa kohë.
..kur ne nje planet “bejne ligjin” femniste , nuk behet fjale per marksiste ..! Njerez qe nuk kontrollojne dot familjet e tyre ,nuk mund te drejtojne shtetin e me gjere ..! SA PER TY ZONJE QE NDIKON NE IDENE SE MARKSIZMI ESHTE UTOPI PSE E STUDJOVE , KUR NE ATO DEGE KALONIN NE RRADHE TE PARE TE ” BESUARIT POLITIKE “?! E” KULLOTE” LUADHIN NE SHQIPEROI DHE TANI PERPIQESH TE SHESESH MEND SE MARKSIZMI APO KOMUNIZMI ESHTE UTOPI ?! ” KAMELEONET ” NUK JANE TE VLEFSHEM PER ASNJE SHOQERI ..!
Zoteri, ne kohen kur ka studiuar zonja, lendet e mesimit ne cfaredolloj niveli te arsimit, edhe ne ate universitar, ishin te detyrueshme dhe shanci per te zgjedhur ishte ZERO.
Jo nuk është utopi, por fiksion. Marksi kuptonte ligjësitë shoqërore dhe ekonomike, ishte erudit, por ja se e kishte të qartë se “periudha e tranzicionit drejt “komunizmit” do ketë tiparet e shoqërisë me klasa, por ishte i verbër, ngaqë është praktikisht vizion verbal, se si do dukej shoqëria komuniste. Të trumpetosh barazi….me pohime infantile e sintaksë të rregullt nuk do të thotë se ke ide për ligjësi universale. Komunizmi teorik mbeti lojë me fjalë dhe shkaktare e tragjedive oqeanike të njerëzimit kur u manipulua nga injorantë ordinerë si Enveri e enveristë, të nisemi nga kopshti ynë, Lenini e Stalini e…Mao e Pol Poti e Monni e Koni…
Si gjimnazistë bëja parodi me teoritë “marksiste” që na servohenin nga “ideologët komunistë” në shkallë të ndryshme…
1 – Nje apo 2 ekonomiste ne bote jane si Marksi zonje. Pse i bie verdalle problemit?
2 – Marksi kur e pyeten tha: Sikur keto teori te merren nga kinezet , ruse, india etj .. e jo perendimi … vajmedet?!
3 -Vendet nordike po ndertojne 1 shoqeri pak a shume si ajo e Marksit. Shiko ku jane ?!
4- S’je e deturuar te kopjosh cdo gje qe i takon shekullit 18! Bjej 1 cike mendjes… Gjerat ndryshojne.
A me shpjegon dot ndonje nga keto siper. Pastaj quaj budallenj gjermanet e anglezet etj qe po e studjojne.
Zoteri, ne kohen kur ka studiuar zonja, lendet e mesimit ne cfaredolloj niveli te arsimit, edhe ne ate universitar, ishin te detyrueshme dhe shanci per te zgjedhur ishte ZERO.
Kjo shqiptaro-gjermanja thot se nuk e ka studiuar filozofine, por meqe paska lexuar disa kritika per Marksin kur ka shkuar ne Gjermani, mendon se tash eshte bere edhe filozofe , se paku per shqiptaret, thua se nuk ka shqiptar tjere qe kan studiuar ne Gjermani e gjetiu. Kjo e ka qellimin tek vetja, gjoja me keso shkrime iluministe, ta luaj rolin e zedhenesit te politikes zyrtare aty ku han, dhe keshtu te ja ndreq vendin vetit, asgje me shum. Marksi eshte nje figure komplekse, qe kerkon vertet studiues te thelle per ta analizuar dhe per te thene diqka te re per te.
Duhet kuptuar ndryshimi themelor midis ideve te Karl Marksit dhe te ashtuquajturit komunizem, qe u vendos ne Rusi ne vendet e Europes lindore e ne ne disa vende te tjera ne bote. Sipas Marksit rendi i ri do te fillonte , zhvillohej dhe triumfonte ne vendet me te zhvilluar si Britania e Madhe , Shtetet e Bashkuara etj, kurse i ashtuquajturi komunizem leninisto-stalinist u vendos ne vendet me te varfera, gje te cilen Marksi e kishte parashikuar si fatkeqesi. Marksi e mbeshteste teorine e tij te materialzmi historik,te roli i zhvillimit ekonomik ne shoqeri. Po ta shohesh keshtu zhvillimi i ketij 100 vjetshit te fundit me teknologjite e tij mahnistese , me prodhimin e madh dhe tregetine boterore, ka sjelle ndryshime te medha ne kapitalizmin e vendeve perendimore.Idete e Marksit me shume jane zbatuar ketu dhe jo ne vendet e Europes lindore.
Duhet kuptuar ndryshimi themelor midis ideve te Karl Marksit dhe te ashtuquajturit komunizem, qe u vendos ne Rusi ne vendet e Europes lindore e ne ne disa vende te tjera ne bote. Sipas Marksit rendi i ri do te fillonte , zhvillohej dhe triumfonte ne vendet me te zhvilluar si Britania e Madhe , Shtetet e Bashkuara etj, kurse i ashtuquajturi komunizem leninisto-stalinist u vendos ne vendet me te varfera, gje te cilen Marksi e kishte parashikuar si fatkeqesi. Marksi e mbeshteste teorine e tij te materialzmi historik,te roli i zhvillimit ekonomik ne shoqeri. Po ta shohesh keshtu zhvillimi i ketij 100 vjetshit te fundit me teknologjite e tij mahnistese , me prodhimin e madh dhe tregetine boterore, ka sjelle ndryshime te medha ne kapitalizmin e vendeve perendimore.Idete e Marksit me shume jane zbatuar ketu dhe jo ne vendet e Europes lindore.
Ajo qe zbuloi Marksi eshte e thjeshte per tu kuptuar se malli mer vlere vetem atehere kur ne te investohet pune si e tille ligji i konkurences duhet te zevendesohet me ligjin e vleres ,keshtu qe vlera e mallrave te nxjera ne treg per shitje duhet te jete aq sa pune eshte investuar per te plus nje perqindje ne fitim sipermarresit per te siguruar riprodhimin e zgjeruar te ekonomise..kjo eshte shune e thjeshte ,problemi eshte se si duhet te zbatohet,ne doren e kujt duhet te jene mjetet e prodhimit dhe cfarr roli duhet te luaj shteti ne kete problem.ne kohen e sotme kriza ekonomike qe ka shpieguar marksi vazhdon edhe sot e po e con boten drejt nje lufte boterore.sepse kriza e sotme ekonomike nuk eshte nje krize mungese prodhimi ; por eshte nje krize super prodhimi ashtu sikunder e ka shpieguar marksi.materialet e luftes qe vazhdohen sot e tetedhjete vjet mbas luftes se dyte boterore te proxdhuarza nga fabrikat kane arritur kulmin te depozituara qe nuk kane me ku ti mbajne dhe qe detyrohen te mbyllin fabrikat e qindra mijra puntore te hidhen ne rruge,kjo gtregon se lufta eshte e pa shmageshme ndryshe kapitalisti behet pre e proletariatit i cili ed zhduk me gjithe fabrike,KY PROBLEM NUK KA ZGJIDHJE PERVEC MODELIT KANADEZ TE APLIKUAR NGA MBRETERESHA ELISABETE KU LULEZON KAPITALIZMI DEMOKRATIK ME SISTEMIN PUNE POR DHE ASISTENCE SOCIALE.