Mes demokratëve u vendos sot përfundimisht "perdja e hekurt"

29 Prill 2018, 15:48Blog TEMA

Nga Astrit Patozi

Mbajeni mend mirë këtë datë! Është dita kur historia e Partisë Demokratike pritet si me thikë.

Sot u legalizua gati me unanimitet kthimi në ndërmarrje private të një personi i forcës politike, që përmbysi diktaturën komuniste dhe udhëhoqi shumicën e proceseve transformuese të Shqipërisë në 28 vjetët e fundit.

Ndaj sot nuk është një ditë e zezë vetëm për demokratët.

Është ndoshta hera e parë në botë që një forcë politike mbledh Kongresin e saj vetëm për të ndryshuar statutin.

Dhe e konsideron këtë si një fitore, ndërkohë që nuk është mbushur ende viti, që kur statuti pararandës u flak botërisht në koshin e plehrave si një tefter pa vlerë.

Duhet të jetë me siguri rasti unikal në planet kur një parti e madhe e shkruan me dorën e vjet 3 vjet përpara që do t’i humbasë zgjedhjet dhe se pas disfatës do të drejtohet sërish nga i njëjti kryetar. Këtë, të paktën, mund të na e kishin kursyer.

Mos u çudisni që u përpoqën më kot t’i shisnin disa diskutime kritike në Kuvend si shenjë e ndryshimeve pozitive që gjoja po ndodhin në Partinë Demokratike.

Lodhen kot, sepse e kanë pothuajse të pamundur që të gënjejnë njeri me ketë.

Sepse problemi ynë këto vitet e fundit nuk ka qenë kurrë se të ndalojnë të flasësh, por se nuk lejojnë që të dëgjohesh.

Për fat të keq, sot Partia Demokratike ngjason shumë me Berlinin e pasluftës, kur sovjetikët dhe gjermanolindorët morën vendimin për ndërtimin e murit famëkeq.

Ky Kuvend ishte perdja e hekurt të Lulzim Bashës për të ndarë demokratët dhe për të izoluar përfundimisht nga çdo gjë perendimore atë që ka mbetur nga Partia Demokratike e drejtuar prej tij.

Por të gjithë ne e dimë mirë se si përfundoi historia e Murit të Berlinit dhe e Republikës (së Re) Demokratike Gjermane.

3 komente në “Mes demokratëve u vendos sot përfundimisht “perdja e hekurt””

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Mes demokratëve ma në fund
    perdja e hekurt qy ka ra
    fjala e lirë adhe nji her ash mund
    dhe njaj Astrit Portozi asht tuj kja.
    *
    Njaj trim mbi trima Astrit Portozi
    asht çue nkamb e lotin e ka fshi
    i asht kujtue vrik PeDeja nathteshtatës
    kur kambë drejtusi s’mbeti në shqipni.
    *
    Sa shum qy vuejti Astriti me do shok
    kur per ReDenë luftoi dham për dham
    ish moti kur Mul Noka flejke n’tok
    adhe ullijt i hajke me xhith bërtham.
    ***
    vijon

  2. lora says:

    Ta rruajme kryetarin ne formalin qe gjithenje fiton kure humbet.RROFT HUMBJA E KRIETARIT .BANDILLI BASHA ME MBATHJE TE TRASHA QE E KA BEKUAR BERISHA ? !MBAS BEKIMIT FILLON ANATEMIMI DUKE E PERPLASURE KETE KOKE KUNGULL PER TOKE? MEGJITHESE I KA VESHURE KEMISHEN NJERIUT QE QESHTE E TA DINI SE KURE TE LARGOHET AI DO TE QAJE SI DJALE PLANGEPRISHES E QARRAMAN;

  3. Beni bo says:

    O patozi ……mos u qorravit o burr.mblidh nja 200 demokrriq dhe cliroje te djathten shqiptare nga lulushi adhtu sic beri Skenderbeu me turqit.Ju jeni te gjithe per hu ne bythe o patosi.jeni bete per te ardhur keq.deri sa ti beni fresk sali kermes ,kjo seshte asgje.pritet akoma me keq.Ne si popull po shikojme e po kenaqemi o tosi i kavajes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje