Tre gjyqtarë ikin para vettingut, për “arsye shëndetësore”

30 Prill 2018, 20:38Kronika TEMA

“Kushdo që e ndjen veten të papërshtashëm le të japë dorëheqjen. Dorëhqja është individuale, nuk është kolektive”, deklaronte të shtunën Gerd Hoxha, kreu i Unionit të Gjyqtarëve.

Por, dorëheqjet që përfliteshin korridoreve të gjykatave duket se nga një thashethem po kthehen në realitet.

Dy gjyqtare kanë dorëzuar kërkesën për të lënë sistemin e drejtësisë, ndërkohë që një e tretë kërkon t’i deklarohet dalja në pension për shkak të moshës.

Në kërkesën që Top Channel disponon dhe që është dorëzuar pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dorëheqjet janë depozituar nga Brunilda Kasmi, gjyqtare në Gjykatën Civile Tiranë, Merita Xhani, gjyqtare në Gjykatën e Durrësit dhe gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Nazmie Pengili, e cila thotë se i ka përfunduar mandati i magjistrates në datën 10 prill, e për këtë duhet të lërë sistemin.

Por, për gjyqtaren Pengili, e përfolur edhe herë tjetër në KLD i është refuzuar edhe një herë kërkesa për deklarim mandati si gjyqtar, pasi mungon parashikimi ligjor.

Top Channel kontaktoi me Brunilda Kasmin, e cila është gjithashtu edhe kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe mes njerëzve të drejtësisë që janë në listën prioritare për t’iu nënshtruar vettingut.

“Për arsye shëndetësore. Sëmundja nuk të pyet. Dua të sqaroj se unë nuk kam patur probleme me pasurinë”, thotë gjyqtarja.

Pas Besim Trezhnjevës, i shkarkuar ngaKPK, Kasmi është gjyqtarja e dytë që ikën nga radhët e KLGJ, çka do të thotë se tashmë duhet të rihapet thirrja për institucionin e ri, që do të qeverisë gjyqësorin.

Ndërkohë, edhe gjyqtarja Merita Xhani tregoi se problemet shëndetësore e pengojnë të vazhdojë udhëtimin në gjyqësor.

“Jam semurë. Nuk ka lidhje me vettingun. Vuaj nga zemra dhe kam dy vite që kam dalë në KEMP”, deklaron ajo.

Përveç këtyre kërkesave KLD do të shqyrtojë edhe kërkesën e ministres së Drejtësisë për shkarkimin e katër gjyqtarëve Petraq Curri, Ergys Selmani, Ahmet Jangulli dhe Ken Dhima dhe paralajmërim për Laurent Fuçinë.

Menjëherë me hyrjen në fuqi të ligjit të vettingut, viti 2017 pati gjashtë dorëheqje, që nga gjyqtarja e lartë Mirela Fana, dy për arsye pensioni dhe deri tek gjyqtari kushtetues, Besnik Imeraj.

Ndërkohë, e hena ishte sërish një ditë vettingu në Pallatin e Kongreseve.

Prokurorja e radhës, që doli para KPK ishte Fatjona Memçaj, e cila sipas të treja raporteve rezulton pa probleme me pasuritë dhe me figurë të pastër.

Në datën 3 maj parashikohet që KPK të japë kartonin jeshil për magjistraten Memçaj, e cila është gjithashtu anëtare e KED.

11 komente në “Tre gjyqtarë ikin para vettingut, për “arsye shëndetësore””

  1. Landi says:

    Pse ne cdo rast paragjyykohen Gjygjtaret? Pse ato nuk semuren?

    Para se ti shkruani pa pergjegjesi ne thonjeza : per arsye shendetsore, verifikoni kartelat e tyre shendetsore, eshte shume
    e thjeshte.

    1. Lui says:

      Uaaaaaa po pse deri dje nuk semureshin keta?!! Kush eshte i koruptuar te shkoje ne pith te ropve. Plehrat se deri dje i kerkonin euro dhe 500 qe tu behen 500 te zeza. Na del Landi tani dhe thote po i paragjykojme!!! O Landi” lexo ndonje liber dhe leri se jane ata “miqte” qe dine ta bejne kete pune!

    2. ben says:

      Sigurisht qe ato si humane qe jane mund edhe te semuren, por sikur shume shpesh po na semuren keto gjygjtaret tani qe filloi vetingu.
      Pastaj perse nuk behet vetingu per te gjithe gjygjtaret dhe prokuroret, pamvaresisht nese ato japing doreheqjen apo shkojne ne pension. Keta duhen te gjithe te kontrollohen per pasurite qe kane grumbulluar padrejtesisht dhe duhet te japing llogari per cdo lek qe u kane vjedhur popullit.

  2. ha,ha,ha,ha says:

    ha,ha,ha … populli ju kuptojne qe “Frika” ju ka bere “gjoja” te semure ….

    kete metode ka perdorur Lul-Tullumi, Meta, Berisha (ne nje rast justifikimi), kur duan t’i shpetojne “bamave” qe kane bere

  3. Devolliu says:

    Minjtë e ndjejnë të parët tëmetin dhe ikin me vrap.

  4. Exodus 2025 says:

    Iken dhe keta me kartele.


    Te gjithe jane me kartele pervec Rames, Metes, Bashes e Saliut.

    Eksod i milionerave shqiptare ne parajsen e mundesuar nga PS, D dhe LSI.

    Ju qe gzoheni per keto largime ,ka sapun dhe bar plot.

  5. Laku says:

    Ironia eshte se plaçken qe i vodhen popullit do ta gezojne.Rrofte KARINGU.

  6. Ina says:

    Ata qe kane bere gjynahe do paguajne.Petraq Curi dhe Merita Xhani jane plehra se kane shkaterruar familje vetem per te mare para ,merita xhani ndaj femijet nga nena dhe ja la babait nje te semuri mendor vetem se ai kishte para dhe I mbushi xhepin bushtres Merita.Ne kete bote di I paguani te gjitha ,ka dhe te tjere…..tani ka filluar numerimi per ju funderrina

    1. Mili says:

      Ti Ina qenke nji Plehre, se vetem per gjygjtaren Merita Xhani nuk flet njeri keq . Mund te jete nje nga te pakta gjygjtare te ndershme ne Shqiperi.

      Por duket se e semura mendore qenke ti.

  7. Lumi A says:

    Vuajne nga cholostoroli. Ah ju shperlafte mortja o hajdut te piset. Ne burg dhe pasuria te ju konfiskohet.

  8. pensionisti says:

    ore , edhe une jam dakort qe semuren. Semuren c’ke me te ,kur nuk te mban me barku berxolla…. Pse si thoni ju, nuk te semurin berxollat ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje