Ushqeu foshnjen me gji në ambientet e bibliotekës, nënën e përzënë nga Universiteti

30 Prill 2018, 15:12Lifestyle TEMA

Një nënë e re është përzënë nga Universiteti i Parmës, në Itali vetëm se ushqeu me gji foshnjen e saj.

“Nuk mund të ushqeni fëmijën me gji këtu, shqetësoni studentët, largohuni!”

Me këto fjalë, një roje sigurie ftoi një 27 vjeçaren të largohej nga Universiteti, shkruan tgcom.it

Episodin e denoncoi bashkëshorti i saj, Simon Younes, një mjek 32 vjeçar, lindur në Liban, i cili jeton në Itali për t’u specializuar në fizioterapi.

Olia Zdyrko vajti për të marrë vogëlushin Adam, dy muajsh e gjysëm në bibliotekë, kur ai kërkoi të pinte.

Ishte i menjëhershëm reagimi i rojes së sigurisë: “Zonjë, këtu nuk mund të ushqeni fëmijën me gji. Mendoni për ndjeshmërinë e studentëve….”

Kështu, bashkëshorti Younes rrëfeu historinë për “Gazzetta di Parma”

“Në atë moment, bashkëshortja ime duhej të ushqente vogëlushin me qumësht, ndaj u ul, u mbulua me shall dhe filloi t’i japë të pijë.

Asgjë e çuditshme dhe asgjë më e natyrshme se kjo. As pesë minuta më vonë, një roje sigurie, doli nga zyra e tij dhe pa na përshëndetur fare, na tha të largoheshim, pasi aty ishte universitet dhe nuk ishte një ambjent i përshtatshëm për të tilla skena”. (TemA)

2 komente në “Ushqeu foshnjen me gji në ambientet e bibliotekës, nënën e përzënë nga Universiteti”

  1. enter"" says:

    Shume mire ja ka bere. Ka ambiente te tjera ku mund te ushqehet femija. Boll me keto fenimizma idiote

  2. Phoenix says:

    Roja do jete rritur me qumesht buçe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje