Andi Bushati: “Komisioni Tahiri”, prova se Rama ndihet i shantazhuar

2 Maj 2018, 18:06Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Rreth dhjetë ditë më parë teksa jepte një intervistë gjysmë të shpenguar dhe gjysmë me kunja në “Zonë e Lirë” e Arian Çanit, Saimir Tahiri goditi me një frazë që nuk mori në media vëmendjen që meritonte. Ai përsëriti një shprehje të famshme të ish shefit të tij që vazhdon të jetë ende kryeministër: “Faji nuk është i njeriut, por i sistemit”.

Në kontekstin aktual kjo frazë mund të shpjegohet në kuptimin e saj të parë, atë më të arsyeshëm dhe logjik: Tahiri nuk mund të qe fajtori i vetëm i kanabizimit të mbarë vendit, i korruptimit të pothuajse të gjithë drejtorëve të policisë, i përdorimit të 128 vetëve që bënin pjesë në listën sekrete të hartuar nga ShISh-I, i avionëve të drogës që uleshin si pa të keq në brigjet shqiptare. Ajo donte të thoshte se Rama nuk mund të mos dinte gjë për këtë batërdi të ngritur në sistem, të cilën ai e kishte mohuar dhjetra herë, gjurmët e së cilës ishte investuar personalisht për t’i zhdukur (qoftë në rastin e avionëve mushkonja qoftë në rastin e Dritan Zaganit) madje duke quajtur kazan këdo që guxonte t’a ngrinte zërin.

Por, nga ana tjetër, theksimi i faktit se pas gjithë kësaj batërdie, nuk mund të qe një njeri i vetëm, qoftë ky edhe ministër i rendit, por një oktapod i tërë, mund të interpretohej lehtë edhe si një shantazh. Mund të merrej si një mesazh i koduar i Tahirit, se nëse kësaj çështjeje do t’i shkohej deri në fund, ai nuk kishte ndërmend të bëhej koka e vetme e turkut të këtij krimi kolektiv.

Në fakt, sa herë Tahiri është shfaqur në media, qoftë duke thënë: “s’keni parë gjë akoma”, qoftë duke lënë të kuptohet se ka plot gjëra që i mban të fshehta, deklaratat e tij janë shoqëruar nga një dyzim i përhershëm: A po i bën ai presion Edi Ramës? Ai ka ai në dorë fakte që e shantazhojnë kryeministrin? Ai di ai më shumë sesa ne për strategjinë e rilindjes për kultivimin dhe eksportimin e drogës?

Sado bindëse të duken këto hipoteza në fund të fundit ato kanë mbetur vetëm supozime. Askush nuk ka në dorë një provë të qartë se ish krahu i tij i djathtë po e tërheq zvarrë Edi Ramën.

Askush nuk shkon më larg sesa interpretimi i mesazheve me dy kuptime dhe gjuhës ambige që ka përdorur Saimir Tahiri.

Vetëm tani, kur ne po shohim live mënyrën se si ushtarët e Edi Ramës po sillen në komisionin parlamentar për Tahirin, ne mund të marrim një përgjigje të qartë për dilëmën, nëse kryeministri ndihet apo jo i shantazhuar.

Qeveria duke vonuar dokumentat që ndihmojnë në zbardhjen e kësaj çështjeje dhe deputetët duke kërkuar që ajo të hetohet që nga fillimi i viteve ’90, nuk po bëjnë gjë tjetër veçse po shprehin një vullnet të qartë për t’a zvarritur atë.

Në fakt ata nuk po shkojnë më larg sesa qëndrimi i dyfishtë që ka mabjtur vetë Rama duke e quajtur Tahirin edhe “krahun e tij të djathtë” edhe “ministrin e policisë që duam”, por një ohësisht ka hedhur dhe dyshimin se ai mund të jetë “një vemje e padenjë për racën njerzore”.

Ashtu si atëhere edhe tani në komision, Edi Rama, po mundohet të mos ketë qëndrim, nëse Saimir Tahiri është “i miri” apo “i keqi” i filmit që të gjithë kemi parë. Ai e ka të pamundur t’a bëjë këtë.

Në një anë si kryeministër, nuk do të zhgënjejë as ndërkombëtarët dhe as zgjedhësit e tij, duke i dalë në mbrojtje ish ministrit. Nga ana tjetër, si ish bashkëpunëtor i tij, nuk do të zhgënjejë as Tahirin, jo se e do, por me sa duket se i trembet.  Prandaj ai ka zgjedhur taktikën tërhiq e mos e këput që është deri më tani, prova më e fortë se ai ndihet i shantazhuar. (Lapsi.al)

9 komente në “Andi Bushati: “Komisioni Tahiri”, prova se Rama ndihet i shantazhuar”

  1. Cuku says:

    Sigurisht qe e kam bezdi ,te te lexoj or Smbushat ,por mjafton titulli I shkrimit,,,
    Po qe e gjen ti ,,,,
    Ne nga anet tona I themi pirdh te lirohesh,,,
    Keshtu qe pirdh qe te lirohesh se je urgusur,,,
    Me Tahirin kot krruhesh ,se qenin e ngordhur do gjesh edhe ti bashke me baban tat.Saliun

  2. emigrant says:

    Bushati
    Fjala “Ambige” nuk eshte shqip. Kaq e veshtire eshte te heqin dore politikanet,gazetaret dhe “intelektualet e pjerdhur” te Shqiperise te heqin dore nga huazimi i fjaleve te huaja dhe ti shqiperojne ato. Kur i lexon te vjen per te vjelle dhe te krijon nje peshtirosje per autorin qe shkruan. Z Bushati nqs per ta treguar vehten “Intelektual me kulture te larte” she qe pretendon te dije gjuhe te huaja, te pakten perdore ashtu sic duhet. Vere fjalen ne thonjeza “Ambiguo” dhe i le te kuptoj lexuesit qe eshte marre nje gjuhe tjeter. Nuk dua te te them qe kjo fjale nuk ekziston ne shqip sepse ne te vertete ekziston ne nje forme tjeter. Prandaj hiqni dore nga huazime te ciditshme dhe shkruani ne nje gjuhe te paster shqip. Keshtu do t’ju rritet respekti dhe admirimi i atyre qe marrin mundimin te lexojne shkrimet e tua

  3. Une,Lubonja says:

    O Andi Bushati! A e kupton ti qe me keto fantazite tuaja po merni ne qafe shume vete! Thash e theme ,gosip poshtersira ,shpifje! A e mendoni ju qe shkateroni jete njerezish! Ku jane faktet per Tahirin?! Thoni nje fakt vetem nje! Une ppo te jap fakte per poshtersine tende! Ke vile ne Golem? Ke nje pagese sot qe flasim ne Ylli Rakipi/ Sa merr? Si paguhesh? A ke qene ne Kube me se? A te zuri gruaja me nje mashkull tjeter? A je impotent? A je pederast? Pergjigju ketyre pyetjeve dhe pastaj shkruaj shpifje per te tjeret!

  4. AC MILAN says:

    Eshte e drejt zoti Bushati po e futen mrenda Sajmen te garantoj me jete te gjithe do te futen nje nga nje bile jo Saimir tahiri po ai qe e. Larguan per Itali seitaj te garantoj me jete do ta drejtojn gishtin te Edi Rama per krejt kete kriminalitet e kurrupcion qe po behet ketu te ne

  5. u bene vite qe te lexoj me parashikimet ogurzeza apo dhe optimiste qe kurre nuk te dalin.Lere o Andi ti dhe shume si ti.na shpifet ekranin .tashme dhe gazetat.Si nuk pushuat se vjelluri vrer???!

  6. SHQIPETAR KANADA says:

    OR TI BASTARD I VERA KAèPOS QE NE VITET ’70 SHKELTE ME ÇIZME KUSH I DELTE PARA!
    Ti duhet te japesh llogari per tere krimet qe ka bere shoku Hisni qe per doktor kish agjentin Sali!
    Ti duhet te japesh llogari per te re krimet edhe ne kampin e Tepelenes qe e shpik ti dhe tere bastardet si ti se po qe se jane bere KRIME me femije te mbytur e te vrare per 50 vjet ne ate sistem kryetare e BGSH e bashkimit te gruas Shqipetare ka qene VITO KAPO agjente e tere agjenturave qe i nderronte fustanet e breket pas òdo seance ne krah te shokut Ever!
    -Ti duhet te shkosh si qen ne burg bashke me tere ish bllomenet e jo te na flasesh per DROGE qe te DROGOSH opinionin por te flasesh per KRIMET dhe DOSJET e sigurimit te shtetit ku yt GJYSH i kish si funksion e numuri dy i shtetit e yt ATE ish kreu i sigurimit!?
    PALAÇO,NE SHERBIM TE AGJENTURAVE BREZ PAS BREZI QE ASHTU SI TERE KRERET AGJENTE KERKONI TA PERÇANI E SUNDONI NE PERJETESI KETE POPULL DREJT SHPERBERJES!SI NUK DEL NJE AVNI RUSTEMI TU QEROJE JU ME SOJ E SOROLLOP PO SERBI BERISHA DHE ISLAMIKU NISHANI JU DEKOROJNE VITO KAPON PER KRIME KUNDER NJEREZIMIT????????????????????????????????????????????’

  7. timo says:

    Ti Bushat je i pa aftë të kuptosh mesazhe . Ti bën mesazh çdo hamendje kafeneje. Popullorçe: – Ja fut si kau pelës.

  8. Tirana says:

    Ke te drejt zoti Bushati

  9. Liqeni says:

    Ky RAMUTI DUHET TE JETE NE BURG SA KOHE ME PAR OK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje