Burri nga Kavaja alarmon Policinë e Shtetit: Më ka ikur gruaja nga shtëpia, gjejeni dhe ma sillni

2 Maj 2018, 16:37Kronika TEMA

Një shtetas nga Kavaja ka denoncuar në polici largimin e gruas nga banesa.

Burri me inicialet I.H, ka alarmuar blutë e qytetit të cilët kanë nisur menjëherë kërkimet.

51 vjeçari ka kërkuar gjetjen e saj dhe dërguarjen e saj në shtëpinë e tyre.

Ndër të tjera komisariati i Kavajës njofton:

Bëjmë me dije se më datë 01.05.2018, shtetasi I.H, vjeç 51, banues në fshatin Vorrozen, kallëzon se, më datë 30.04.2018, i është larguar nga banesa bashkëshortja, shtetësia K.H, vjeç 49.

Policia thotë se po punohet për gjetjen e saj.Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.(TemA)

2 komente në “Burri nga Kavaja alarmon Policinë e Shtetit: Më ka ikur gruaja nga shtëpia, gjejeni dhe ma sillni”

  1. sunitet po bejne ''shtet''........... says:

    nje Haneme tek te 49-at,nuk i hyn ne pune askujt,kshq Hason mos e vri mendjen se do te kthehet shpejt……….

  2. nuk kam faj une says:

    Ka ikur ne drejtim te paditur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje