Eduard Kukan: Shqipëria të bindë vendet skeptike deri në qershor, do ta keni vështirë me Holandën

4 Maj 2018, 20:12Politika TEMA

Raportuesi në hije për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Eduard Kukan ka folur në një intervistë për ABC News lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Ai nënvizon se diplomacia shqiptare duhet të bëjë ç’është e mundur për të bindur vendet skeptike të Unionit deri në vendimin e Këshillit të Qershorit.

Cilat janë pritshmëritë nga samiti i Sofjes në planin politik të rikonfirmimit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit, por edhe në atë të projekteve të ndërlidhjes? A pritet të mbështeten projekte të rëndësishme në Sofie?

Ne kemi pritshmëri të madhe realiste nga samiti i Sofies, duke qenë se presidenca bullgare nuk i ka fshehur ambiciet për një event të madh. Samiti i Sofies i 17 Majit konsiderohet si eventi tjetër i rëndësishëm për vendet e Ballkanit pas atij të Selanikut, që mbetet në histori si një datë e rëndësishme për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit. Ju u shprehët saktë kur folët për rikonfirm të perspektivës europiane. Ne presim pikërisht rikonfirmimin e institucioneve europiane për t’i dhënë kredibilitet zgjerimit të ardhshëm të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit.

Dhe ne presim që dokumenti final apo deklarata e samitit të konfirmojë këtë gjë në gjuhën më të fortë të mundshme. Mendoj, se kjo do arrihet, pavarësisht problemeve që janë shfaqur midis përfaqësueseve të vendeve anëtare të BE-së apo jo anëtare. Sigurisht që kredibiliteti i zgjerimit shkon dorë për dore me projekte konkrete. Të arrish deklarata të bukura politike është e rëndësishme, por nuk e dimë nëse do të ketë projekte konkrete që do dalin nga samiti i Sofies. Gjithsesi dokumenti do jetë i rëndësishëm dhe projektet mund të vijojnë në një të ardhme të shkurtër.

Komisioni i punëve të jashtme mbështeti plotësisht rekomandimet e Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE. Edhe gjatë vizitës së Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk në rajon, u konfirmua se progreset e bëra nga dy vendet janë të mjaftueshme për të filluar negociatat e anëtarësimit. A jemi aktualisht në këtë fazë?

Eduard Kukan: Jam dakord me vlerësimin e zotit Donald Tusk. Mendoj, se para vizitës së tij në Ballkan, ai është konsultuar edhe me institucionet e tjera europiane. Vizita e tij në rajon duhet parë si një tjetër konfirmim, se ne e marrim zgjerimin e Bashkimit Europian seriozisht dhe nuk mund të lejojmë humbjen e kredibilitetit të Bashkimit Europian që filloi të ndihej në gjirin e vendeve të Ballkanit. Pra është një tjetër hap për të arritur në këtë fazë, por nuk jemi ende aty.

Presidenti Tusk tha gjithashtu, se qëndrimi i shteteve anëtare është një sfidë më vete. E dimë që ka disa shtete anëtare skeptike për Shqipërinë. si Gjermania, Holanda, Franca, ndërkohë që Greqia pret gjithashtu marrëveshjne për çështjen e paktit detar. Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të bindur këto shtete anëtare skeptike deri në fund të Qershorit?

Këtu ka dy pika. Progresi në Shqipëri dhe Maqedoni ishte i dukshëm dhe mund të themi që Komisioni Europian vëzhgoi me shumë vëmendje situatën dhe rekomandimi i dhënë për të dyja vendet ishte pasqyra më  e mirë, më objektive dhe më e ndershme ndaj situatës në Shqipëri dhe Maqedoni. Pika tjetër është që autoriteti që merr vendimin është Këshilli Europian, që përbëhet nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

Sipas përvojës, në përgjithësi, shtetet anëtare kur marrin vendime të tilla shohin së pari marrëdhëniet e tyre bilaterale me vendin në fjalë dhe jo nëse vendi ka përmbushur kriteret që janë përcaktuar në nivelin europian. Vendimi merret shpesh në bazë të marrëdhënieve bilaterale, që në këndvështrimin tim është diçka e gabuar, por ky është vendimi i shteteve anëtare sovrane.

Siç i kam thënë edhe në Shqipëri kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, ata duhen të fokusohen tek vizitat në këto vende dhe të përdorin argumentet e tyre më të mira politike, por dhe sharmin e tyre. Sharmi në politikë është gjithnjë i rëndësishëm. Kjo po ndodh. Kam ndjekur që kryeministri ka vizituar Berlinin dhe është takuar me kancelaren Angela Merkel. Ne nuk e njohim ende qëndrimin zyrtar të Gjermanisë, por dimë jo-zyrtarisht se janë në fazën e përgatitjes, se cili do jetë vendimi i tyre për Shqipërinë. Pastaj është Franca dhe Holanda.

Duhet thënë që Holanda  tradicionalisht është shumë e vështirë në këtë aspekt, por për arsyet e duhura. Kur flasim me holandezët, ata tregojnë që investojnë shumë para për zgjerimin dhe duan të dinë nëse këto para janë përdorur në mënyrën e  duhur. Prandaj kanë një qasje të një kontrolli strikt. Por nëse paraqiten prova bindëse, ata bien dakord. Diplomacia shqiptare duhet të përqendrohet për kohën që mbetet deri në Këshillin e qershorit në intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale me vendet skeptike dhe të bëjë ç’është e mundur për të bindur këto vende deri në vendimin e Këshillit të Qershorit.

8 komente në “Eduard Kukan: Shqipëria të bindë vendet skeptike deri në qershor, do ta keni vështirë me Holandën”

  1. vini says:

    Na plasi trapi dhe po su hapen

  2. Muli says:

    Po përpiqet lulushi që ti bindi që të pranojnë(mos pranojnë)sepse është gati që ai dhe sali haleja të shkojnë në burg. Mos harroni dhe taborrët që gëzohen që europa nuk na pranon, prej krye halesë sali,lulush shalngjiturit, shkërdhenit, mona çizmes e cila është gati të qeverisë me të gjithë armiqtë e shqipëtarëve në krah, por jo me popullin Shqiptar, me fatmir gërdecin, dhe vajzën me gjithë burrin të kryehalesë sali.

  3. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    Sunita,ne rradhe pas turqeve per nje kocke ne Evrope………….2080 po afron!
    fundja,perse i duheni ju evropes!?

    1. Po eshte e vertete, deri ne 2080 ne nuk i duhemi Europes se deri ne ate vit ne do meremi me familjen tende, duke ju shkerdhyer, do lodhemi pak se eshte kohe e gjate, po perseri ndjehemi “efharisimeni”

    2. Shigjeta says:

      Te pallojme ca bythqira si punajote …….

  4. .......... says:

    HOLLANDEN e ka dynd me bar lulzimja , ai shkon çdo tre dit ne holland , ndan dhurata dhe parat e vjedhura nga rruga kombit , hollandezve nuk kemi çfar me i bo , tek e funit VINI ke komenti vet KA TE DREJT , jo vetem qe na plasi trapi po nuk u hapen negociatat , po as qe na rruhet fare , do lidhemi me TURQIN qe investon tek ne , po investoi dhe RUSIA pse jo , AMERIKA ka 30 vjet vetem korrupsionin i futi ne gjak SHQIPTARVE , i ka dhen gjithsej 200 milion dollar shtetit ton dhe ato i ka mar mbrapç me rrogat e specialisteve qe ka sjell tek ne , te atyre qe na mesonin si milet lopa dhe mernin nga 15 mij euro rrog ne muaj. rroga kapteresh qe jepnin leksion per artin ushtarak gjeneralve tan qe kishin mbaruar shkollen ushtarake ne rusi dhe qeshnin me kapterin , por megjithate kapteri 15 mij eurot i rraste ne xhep . per EUROPEN dhe AMERIKEN nje gje ka rendesi qe esht e sigurt qe tashme ne jemi nje shtet i shpartallum ne total dhe jemi te detyrum ti lepim bythen botes .

  5. Jimi says:

    Po kurre a na pranoni! Po pse me kaq shume temena e doni ju kerkesen? Lutjuni ketij, lutjuni atij!? Do te bejme edhe pa ju, sic kemi ber deri me sot. Ngelet duke thene: Cadra ime, cadra ime!? Ju dhjefshim mu ne cader!

  6. Pellazge & Ilire & Arber , Rrace e Bardhe "Alba"ne says:

    Me vjen keq qe ne shume faqe interneti , ne shume forume apo dhe media zyrtare apo jo, shfryhet vrer ndaj nesh e kombit tone ….perse?!!!
    Mos valle pergjigjia jone nuk duhet te jete me fyerje dhe me urrejtje por me vepra dhe me nje horizont te kthjellet????
    “Pusht”etaret mos duhet te mbeshtesin pak me shume interesat e kombit tone dhe te mos behen mackat e grekeve apo te c`do lloj gjitoni tjeter?
    Dhe sa per gjerprinjte qe kemi nen sqetull le te pelcasin , se ata duan apo jo , ne jemi bijte e Shqiponjes dhe sikur e dime gjarpri eshte mezja me e mire e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje