Tre gëzime në një ditë: Pensionimi, ditëlindja dhe 1.5 milionë dollarë nga llotaria

4 Maj 2018, 11:51Lifestyle TEMA

 Një person në Kanada ka fituar xhekpotin në lotari në ditën kur është pensionuar.

Sipas BBC, Ping Kuen Shum nga Vancouveri ka fituar xhekpotin në vlerë prej 1.5 milionë dollarësh më 28 prill.

Sipas lajmit, më 28 prill ka qenë edhe ditëlindja e Ping.

“Është e pabesueshme që tri ngjarje të ndodhin në ditën e njëjtë. Kam punuar për shumë vite dhe mezi pres që këtë pasuri ta ndaj me familjen time”, ka thënë Ping, duke theksuar se me paratë e fituara planifikon të udhëtojë në Kinë.

Kompania e Lotarisë British Columbia ka thënë se nuk do të japë informata në lidhje me moshën dhe profesionin e Ping.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje