VIDEO: Tentoi të bënte një selfie me ariun, e pëson keq taksisti

3 Maj 2018, 18:25Lifestyle TEMA

Ky është momenti i frikshëm kur një taksist është sulmohet nga një ari gjigant, pasi kishte ndaluar makinën që të bënte një selfie me kafshën.

Prabhu Bhatara po i dërgonte disa klientë në shtëpi të cilët i kishte marrë me veturë nga një ceremoni martesore në provincën Odisha në Indi, kur rastësisht pa një ari në skaj të rrugës.

Më pas Bhatara iu afrua ariut duke tentuar të bëj selfie me të.

Por, në një moment ariu e kap dhe e përplas për tokë, dhe më pas e kafshon.

Mediat lokale raportojnë se ariu po mundohej të pinte ujë nga një pus që ishte afër, kur Bhatara iu afrua.

Ai nxori telefonin dhe duke dashur të shkrep një foto rrëshqiti dhe përfundoi tek “territori” i ariut.

Kalimtarët e rastit e kanë filmuar momentin kur  burri mundohet të shpëtojë nga dhëmbët e mprehtë.(TemA)

 

1 komente në “VIDEO: Tentoi të bënte një selfie me ariun, e pëson keq taksisti”

  1. BabaPlak says:

    Po selfie bëri?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje