FOTOT/ “Peshku i Madh?” Donald Lu përballë "Ramës, Bashës dhe Kryemadhit": Na doli mjekra duke pritur!

6 Maj 2018, 21:25Lifestyle TEMA
FOTOT/ “Peshku i Madh?” Donald Lu përballë

Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu ishte i ftuar special mbrëmjen e sotme në “Portokalli”

Mesazhi i parë i përcjellë prej tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ishte shqip, e po aq “shqip e troç” ka folur përgjatë gjithë detyrës së ushtruar në Shqipëri.

Mes batutave edhe të aktorëve të “Portokallisë”, Donald Lu e tha sërish troç. Ai iu drejtua aktorëve, që ishin në rolin e liderëve politik në vend, duke u thënë: “Gjithmonë shisni gjërat e gabuara për njerëzit”.

Ndërkohë, publiku thërriste: “Peshkun e Madh”.

“Na doli mjekra duke pritur, o burrë!”, iu drejtua Ambasadori Lu “Edi Ramës”.

Për më tepër lexoni batutat që kanë shkëmbyer në shfaqje, Berisha, Rama, Basha, Kryemadhi e Donald Lu.

Rama: Po c’ ne erdhe se sikur të mbaroi licensa?

Lu: Nuk iki pa vënë drejtësi në tregun e madh të shoqërisë shqiptare

Berisha: Bashkohuni këtu që të mos e lëmë këtë, të na përcajë

Basha: Do vish këtej apo do shkosh andej

Monika Kryemadhi: Hajde këtej,

Rama: Hajde kursi i këmbimit, i japim një mandat deputeti

Basha: Hajde gjyqtar me timon anglez

Lu: Hajde burg, hajde burg!

Basha: Mos ma prish klientelën se ta djeg tezgën në mënyrë paqësore!

Monika Kryemadhi: Mos ma preg tezgën se do fillojë dhuna me qetësi e dashuri

Rama: Po nuk di ca të bëj o xhaxhi!

Lu: Këshilla që kam për ty është njësoj, gjithmonë shisni gjërat e gabuara për njerëzit

Rama: Pse ca duan njerëzit

Publiku: DREJTËSI!

Lu i drejtohet Rames: Na doli mjekra duke pritur o burrë!

5 komente në “FOTOT/ “Peshku i Madh?” Donald Lu përballë “Ramës, Bashës dhe Kryemadhit”: Na doli mjekra duke pritur!”

  1. europiani says:

    Mjekren ta nxorri Saliu o ambasador qe shkoje e i merrje doren ato dite apo i harrove. Ke gabuar shume edhe ti.

    1. Ylli Pacrami says:

      Ai nuk ka gabuar, ka lojtur lojen si Arvziu, ky burre shteti dhe yll ne ngritje.
      Nderkohe, ju kenaquni me shakate e kripura te duces.
      Se humori i Kinez do na coje ne BE.

  2. emigranti says:

    peshku i madh eshte saliu pastaj vijne te tjeret me radhe

  3. Vladimir Dushniku,pensionist. says:

    A e dini ju zoti ambasador se kam 8 muaj qe i shkruaj kryeministrit Rama,Avokatit te Popullit,Kontrollit te Larte te Shtetit etj se UKT po vjedh qytetaret,por te gjithe heshtin?
    A eshte e sinqerte thirrja qe ben kryeministri “Denonconi korrupsionin”,perderi sa une i them “Ja ujku” ai nuk me tregon as gjurmet?
    Cfare duhet te beje me shume nje qytetar se sa t’i tregoje kryeministrit hajdutin?

  4. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Mos u nxito z. Ambasador , ne Shqiperi je dhe jo ne USA , do ritet mjekra , do e presesh , do ritet prap do te presesh prap dhe keshtu e do kalojne vitet dhe nga keta larot qe kane udhehequr e udheheqin Shqiperine nuk qendron fjala e urte e ” mjekres ” por kie parasysh te fjalen e urte qe ” koraku , nuk ia nxlere kure syte korakut “kete mos e haro kurre z. Ambasador kudo qe te meshe , ketu apo ne USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje