SHIFRAT: "300 mijë shqiptarë aplikuan për t’u larguar në 2016", zbulohet si gënjeu publikisht Bujar Nishani

7 Maj 2018, 16:59Politika TEMA

Shifra prej 300 mijë shqiptarësh që kanë aplikuar për t’u larguar nga vendi në vitin 2016, bëri që FAKTOJE të ndërmerte një punë kërkimore për të verifikuar vërtetësinë e kësaj deklarate.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, në 24 janar ish-presidenti Bujar Nishani shtroi arsyet se përse shqiptarët duhet t’i bashkoheshin protestës që do të mbahej nga opozita vetëm tre ditë më vonë. Ndër to Nishani përmendi edhe largimet në masë nga vendi, përmes kërkesave për azil.

Ai shkruante se 300 mijë shqiptarë kanë aplikuar për t’u larguar nga vendi në vitin 2016. Më tej, ish presidenti shtonte se në vitin 2017 është shënuar një dyfishim i tyre, që do të thotë sipas një llogarie të thjeshtë, se shifra e azilkërkuesve shkon në 600 mijë.

Por sa e vërtetë ishte kjo deklaratë ?

Faktoje iu drejtua përmes një kërkese zyrtare për informim Eurostat-it, Institucioni Europian i Statistikave për të konfirmuar një shifër të saktë të kërkesave për azil nga shtetasit shqiptarë.

Sipas Eurostat, midis viteve 2015 dhe 2016 aplikimet për azil ranë me 54%, përkatësisht nga 66,715 mijë në 30,840 mijë (shifra që flasin për një diferencë të konsiderueshme krahasuar me ato të dhëna nga ish-kreu i shtetit shqiptar). Në gjysmën e parë të 2017-ës, këto kërkesa pësuan përsëri rënie me 27%  krahasuar me gjashtëmujorin e parë të 2016-ës, (nga 17,165 mijë në 12, 440), që edhe në këtë rast, shifrat nuk përafrohen me deklaratën e z. Nishani.

Leximi i shifrave sipas ish-presidentit Nishani, trefishon numrin e azlkërkuesve shqiptarë për 2017, ndryshe nga çfarë tregon raporti i Eurostatit. Institucioni i statistikave tregon se:

“Megjithëse numri i aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë në BE është ende më i larti për çdo shtet pa viza, ai u ul me 28% në gjysmën e parë të vitit 2017 krahasuar me gjysmën e dytë të vitit të kaluar përkatësisht, nga 17.165 në 12.440.”

Referuar dhe mbështetur në shpjegimet dhe statistikat e mësipërme, rezulton se deklarata e dhënë nga ish-presidenti Bujar Nishani për numrin e shqiptarëve, të cilët kanë aplikuar për azil në vitin 2017 është GËNJESHTËR.(Inva Hasanaliaj)

9 komente në “SHIFRAT: “300 mijë shqiptarë aplikuan për t’u larguar në 2016”, zbulohet si gënjeu publikisht Bujar Nishani”

  1. llaman says:

    Per keto raste ka nje nen ne kodin civil qe personi qe perhap lajme te rreme dedohet sipas dispozitave te parashikuara me burg apo gjobe. Kur kjo rrene e ka burimin nga nje ish president, rrethanat jane rendesuese, ai duhet te marre denim shembullor ne ne nje sistem demokratik

  2. ? says:

    çna e nxirrni këtë debil,se na e shpifët!?

  3. Gri says:

    A ka ndonje jurist – prokuror qe t’i analizoj keto deklarata te ketij njeriu tashme pa imunitet si deklarataqe” perhapin panik ne popull, si mashtrim i opinionit publik duke shfrytezuar postin e presidentit?
    Amerika ju vjen hakut kesaj lloj race te ndyre qe luajne dhe genjejne popullin!

  4. Berti says:

    Jam shume dakort ne komentuesin e mesiperm…bej pyetjen gazetes…(me falni per fjalorin..por kaperri i enverit keshtu e meriton), perse e nxirrni kete karin ne gazete…?

  5. Gjyshja e mire per keto tipa thoshte....... says:

    Shikojeni kete foto !!!!!
    Eshte fiksuar pak caste pasi ka dhene kete LAJM !!!!!
    Duket shume i trishtuar !!!!!!
    ……..Per tipa te tille, gjyshja e mire e fshatit tone thoshte:
    LESHI I PAJDHIT TE PALARE 5 VJET !!!!!!!
    …me thoni:
    A kishte te drejte gjyshja ??????????

  6. vaj vatani, mjere mileti... says:

    Ne se e ka fjalen per ata qe kane kerkuar te largohen duke futur dhe ata qe qe kane aplikuar per greencard, mund te jete e vertete. Por e citoni ndryshe ne fillim te shkrimit, dhe ndryshe ne fund moj FAKE gazetare.

  7. Dunavatasi plak says:

    Doli prap ky Selfist Mehmeti ?Iku vapa me gushtin ore plehra e Shkolles se Bashkuar……

  8. #Gopisti i NSHRAK-ut says:



    Se për pak harrova, disa urime të tjera për vitin që po troket.
    Uroj autostradat, të jenë plot me kamionë,
    Qiellin, plot me avionë,
    Detin, të jetë plot me vapora

    E ku e di ulok Nishani
    Çfarë i shkruan dora!

  9. Armandi says:

    Se mos genjeu per vete i shkreti , ashtu i thane ashtu tha . C’te bente TELLALLPRESIDENTI ?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje