Prej disa ditësh Hawaii është nën pushtetin e vullkanit.
Të shumta kanë qenë pamjet që janë servirur në media ku shihet se si llava djeg çdo gjë që i del përpara.
Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullojnë disa pamje ku shuhet se si vullkani Kilauea “gëlltit” makinën vetëm në pak sekonda.
Vullkani në Hawaii shpërtheu më 3 maj dhe ka shkatërruar deri tani 26 shtëpi.
Të paktën 2000 persona janë evakuar. (TemA)