Fshesa në polici, zbulohen shifrat e para nga Vettingu: Ja sa dorëzojnë uniformat

8 Maj 2018, 11:57Kronika TEMA

Vettingu në Policinë e Shtetit ka dhënë frytet e para ku sot kanë dalë statistikat e para.

Shifrat e para vijnë nga drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, ku mësohet se 2256 punonjës kanë dorëzuar formularët personalë.

Deri më tani mësohet se 44 efektivë kanë paraqitur kërkesë për dorëheqje, duke u përjashtuar kështu nga procesi i vettingut.

Ndërkohë, zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj tha se në rang vendi më shumë se 95 % e punonjësve të policisë i kanë dorëzuar formularët.

Ai shtoi se ata që nuk e kanë plotësuar, do të përjashtohen nga policia. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje