Fatmir Hoxha në sitën e vetingut, problem apartamenti 140 mijë euro

7 Maj 2018, 11:24Kronika TEMA
Fatmir Hoxha në sitën e vetingut, problem apartamenti 140 mijë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur seancën dëgjimore me gjyqtarin e katërt nga Kushtetuesja, Fatmir Hoxha.

Vetë Hoxha nuk është në seancën dëgjimore, por përfaqësohet nga avokati i tij.

Trupa gjykuese përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj.

KPK në analizën fillestare ka thënë se Hoxha nuk ka pasuri të pajustifikuara.

Gjatë shqyrtimit të pasurisë së gjyqtarit, Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit vuri theksin te një apartament 112 m2 në Tiranë, që është blerë në shumën 145 mijë euro.

Sipas këtij komisioni, blerja e apartamentit nuk justifikohet, pasi për të është deklaruar marrja e një kredie si i pastrehë në vlerën 5 milionë lekë dhe mungon justifikimi i pjesës tjetër të shumës.

Por sipas avokatit te gjyqtarit Hoxha, klienti i tij ka marre borxh 28 mije euro nga kunati i tij per blerjen e ketij apartamenti.

Kete shume, avokati thote se gjyqtari e ka deklaruar ne formularin e tij te pervitshem te pasurise.

Avokati theksoi gjithashtu se gjyqtari Hoxha ka jetuar ne apartamentin e blere, edhe pse nuk kishte shlyer as 1/3 e vleres.

Kjo nuk eshte shkelje ligjore, por marreveshje mes gjyqtarit dhe firmes ndërtuese”, tha mbrojtësi i gjyqtarit të Kushtetueses.

Përsa i përket pastërtisë së figurës, ai është në rregull.

Relatorja Alma Faskaj tha se gjyqtari Fatmir Hoxha iu nënshtrua procesit me përparësi:

“Në lidhje me pasurinë ILDKPKI ka vlerësuar se deklarimi është i saktë.

Fatmir Hoxha nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk ka fshehur pasurinë.

Ka një apartament banimi 2+1 në Tiranë me vlerë 140 mijë e 450 euro.

Në lidhje me kontrollin e figurës, DSIK ka konstatuar përshtatshmërinë për vijimin e detyrës.

Në lidhje me kontrollin profesional KLD ka vlerësuar se ka aftësi ligjore dhe kushtetuese” 

Vendimi për gjyqtarin Fatmir Hoxha, nëse e kalon sitën e vetingut, do të merret më 10 maj.

(TemA)

7 komente në “Fatmir Hoxha në sitën e vetingut, problem apartamenti 140 mijë euro”

  1. BE says:

    Jo mo, cne pasuri Fatmiri?….ai dhe dritat ska paguar..por kesaj i trembet me shumi se e edi qe Ed Rama si fal hajdutet e dritave….

  2. Harilla says:

    Komisioni i pavarur i kualifikimt e ka te veshtire te gjej te verteten e gjyqetarve dhe sidomos te politikanve te korruptuar.Ata kane ditur te vjedhin dhe gjithashtu te fshehin.Thoe shume zera,qe Sali Berisha i ka çuar parate deri ne Malajzi e Brunei,Ece gjeji po deshe.Pa le pastaj Genc Pollo,Genc Ruli,Basha e Meta,qe kane bere vjedhje te pallogariteshme per 25 vjete rreshte.Saliu me shkoke do kalojne vetingun,dhe me pas do qeshin e zgerdhihen me kete vetingun.Ti “gezojne dhe gjak u dalçin nga hundet”.

  3. Kombi says:

    Ore lan nam keta gjyqtare ,duke e nxjerr veten si fakira dhe farefisin pasanik, qe i ndihmon keta klloune ,me mantelin e drejtesise .

  4. manastiri says:

    144 450 euro jane afersisht 200 000 000 mil lek te vjeter …….por kjo shtepi ka brenda dhe 50 000 000 mil ( te vjetra ) orendi , me e pakta + makina etj etj etj.?????? ky eshte binzesmen apo rogetar?????? Ka shume biznesmene qe te ardhurat i kane shumefish me te larta se roga e ketij gjyqtari dhe nuk kane nje banese me vlere te tille …….. ATEHERE ???????? Kemi 1 + 1 = 2 .000 000 Hahahah

  5. H says:

    Nëse është e vertete se avokati ka thënë se leket ja kane hedhur ne dasëm , propozoj ti ngejme monument per fantazine e pabesueshme duke situar se nuk do ti besoje askush.

  6. Arjola says:

    Forca vetingu ..jemi me ju
    Mund ti fshehin por jo te gjitha gjurme ka .forca e femrave eshte e barabarte me zotin .Zoti kur e pa se nuk I mbante dot te gjitha krijoi gruan. Kam besim ne keto gra te hekurta , disa I njoh e besoj ne forcen e integritetin e tyre .Kjo me Ben te besoj me shume .forcaaa vetingu .Bravo

  7. Adi says:

    Forca vetingu..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje