Ngacmuan dhe plagosën në kafe çiftin, policia arreston tre autorët në Tiranë

6 Maj 2018, 18:43Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë ndërsa dy shtetas kanë mbetur të plagosur.

Policia e kryeqytetit bën me dije se rreth orës 15:00, në zonën e Unazës së Re, si pasojë e një konflikti të ndodhur jashtë një lokali, kanë mbetur të plagosur me thikë shtetasi A. M., rreth 27 vjeç dhe e fejuara e tij, shtetasia K. K., rreth 23 vjeçe.

Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e para dyshohet se sherri ka nisur pasi njeri nga tre autorët ka ngacmuar të fejuarën 27-vjecarit.

Pasi kanë kryer plagosjen me thikë, tre autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa policia i ka arrestuar pak minuta më vonë. Ata janë H.N, Ç. Sh dhe F.P.

Një konflikt me thikë ka ndodhur pak  minuta më parë në Tiranë, ku një 27-vjeçar është plagosur po ashtu e plagosur ka mbetur dhe e dashura e tij.

Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Informacion paraprak

Më datë 06.05.2018, rreth orës 15:00, në zonën e Unazës së Re, si pasojë e një konflikti të ndodhur jashtë një lokali, kanë mbetur të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A. M., rreth 27 vjeç dhe e fejuara e tij, shtetasia K. K., rreth 23 vjeçe.

Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.

1 komente në “Ngacmuan dhe plagosën në kafe çiftin, policia arreston tre autorët në Tiranë”

  1. Zigur Qarri says:

    Çuna kurvash,pa sens nderi.
    Edhe hasmi nuk ngacmohet,kur shoqeron nje femer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje