DETAJET: Aksident masiv tek "Rruga e Kombit", përgjaket segmenti Rubik – Rrëshen

5 Maj 2018, 17:49Kronika TEMA

“6 persona të plagosur ku tre prej tyre në gjendje të rëndë për jetën”.

Ky është bilanci i aksidentit masiv që u regjistrua në Rrugën e Kombit.

Gjatë segmentit Rubik – Rrëshen,  3 automjete u përplasen fort me njëra tjetrën.

Më poshtë policia përcjell detajet e para:

Më datë 05.05.2018, rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në aksin rrugor Rrëshen – Milot, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti tip Volkswagen me targë KS 01-994 IG me drejtues shtetasin F.S., mjeti tip Opel me targë KS 03-272 FI me drejtues shtetasin F.N. dhe mjeti tip Benz me targë AA 254 OH me drejtues shtetasin F.L.

Për pasojë janë lënduar drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip Volkswagen, si dhe një nga pasagjerët e mjetit Opel, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjithashtu, të lënduar kanë mbetur edhe 3 pasagjerë në mjetin tip Opel ( ndër ata 2 fëmijë), të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”, komunikon policia. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje