Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj paralajmëroi se pasditen e sotme do të realizohen dy operacioni të suksesshme me Spanjën dhe me Gjermaninë.
Tejksa foli në forumin qytetar për sigurinë publike në Lezhë, Xhafaj tha se këtë operacione kanë të bëjnë me ngjarje të rënda kriminale dhe ne kemi nisur njëkohësisht me partnerët tanë çështjet penale.
Më tej ministri sqaroi se shumë shpejt do të fillojë një tjetër operacion sikur e cilëson si anti-skifter, që ka në shënjestër shqiptarët që kanë grabitur dhe vjedhur në vendet e BE.
“Ne kemi detyrat tona, por nuk mund ti bëjmë të vetëm, pa pjesëmarrjen e qytetarëve. Nuk mund të vendosim policë në cdo rrugë fshati, shezlon, apo hyrje pallati. Nuk mund të ketë një polici për papaqin dhe një polici tjetër për atë që lëviz me makina të shtrenjta dhe i bën karshillëk shtetit.
Të ndalohen ata që xhiroja gomat dhe vendosin në rrezik jetën e qytetarëve. Policia është ndër institucionet më të besueshme në Shqipëri, kjo është meritë e atyre që punojnë, por ata që nuk e meritojnë duhet të largohen.
Vettingu në polici është i domosdoshëm. Distancohem, ky nuk është një proces letrash apo formularësh.
Nuk e kemi me ata që u mungon një formular apo e plotësuan gabim, kjo është spekulim. Ne e kemi me ata që janë polic qarkullimi dhe pronar hoteli, me cfarë e bëri ai? Dëshrioj të them edhe disa gjëra që është më mirë ti themi, për azilkërkimin.
Dua të them që ka edhe disa fenomene që nuk i bëjnë nder vetë kësaj zone, por as imazhit të vendit. Kemi të rinj nga Laçi dhe Lezha që janë përfshirë në veprimtari kriminale jashtë vendit.
Ky është një fenomen i shëmtuar, cenon rëndë imazhin e vendit, jetën, punën e qindra shqiptarëve që jetojnë me punë dhe djersë.
Ne kemi nisur me Gjermaninë dhe vende të tjera operacionin anti-skifter. Bashkë me policitë e vendeve të tjera do të japim edhe një faqe publike për sendet e vjedhura. Ndëshkimi do të jetë edhe për ata atje, por edhe këtu.
Jo më larg se sot, pasdite policia ka dy operacione me Spanjën dhe Gjermaninë, me aktivitet të rëndë kriminal.
Do të thellojmë hetimin për pronat në bregdet, jo vetëm në Lezhë, por edhe në Durrës dhe në Vlorë. Gjithashtu të gjitha akset rrugore do të monitorohen me kamera– tha Fatmir Xhafaj. (TemA)
Me vjen mire dhe e pergezojme policine ne detyren e saj . Po nuk ka si te mos mendosh per nje gabim me/pa dashje te ministrit . Si ta kuptojme kete ;” pas dite do Kemi dy operazione , me Spanjen dhe Gjermanine “? . Me fal , Po si mund te deklarosh ne publik per nje aksion qe nuk eshte kryer akoma . A nuk eshte rrjedhje informacioni ? Po keshtu eshte shume banale . Gjithkush qe punon si skifter , merr masat dhe largohet ne kohe nga foleja . Vertete qe aksionet do behen larg Shqiperise . Po s’eshte aspak e veshtire qe interneti ta çoje mesazhin edhe ne Hene . Duket sikur ne Shqiptaret kemi problem me sensoret e trurit .
O xhafer diteziu, shiko mafian Brenda vendit ,se ate jashte ka kush e kontrollon, nuk ke bythe ti dhe shoket e tu per a to pine.
Ministri tregon per aksionin qe do behet me vone????
Do fluturojne skifterat,apo pjesa e opracionit??
Ka filluar ti rritet mendja.
Keshtu i u rrit mendja Saimirit, u shkujdes, e pesoi.
Po Nul Moka si vepronte? Se pari Nuli nuk ka mend, nuk ka cfar ti rritet, Nuli i njoftonte vete skifteret, para operacionit.
Ja ca do te thot te kesh bashkepunim nderkombetar. Do te thot qe ti ke deshiren dhe vullnetin si shtet dhe polici te godasesh krimin dhe nga ana tjeter tregon edhe njeher qe realisht po punon dhe nderkombetaret te japin mbeshtetjen e tyre.
Kam 17 vjet qe i sherbej policise dhe vallaj policia nuk ka qene ndonjehere me mire se sot. Sot ka vullnet per te punuar dhe per ti bere gjerat drejt qe deri dje nuk ka pasur.
Nuk mbaj mend ne kohen e Saliu te ket pasur aksione me bashkepunime me jasht per te kapur kriminel ne arrati. Normal nuk na merte njeri seriozisht atehere dhe aksionet zhvilloheshin kur nuk ishin kokat e policise ne shqiperi.
Ajo policia qe e kapte lepurin me qerre ka kohe qe ka ikur. Tani eshte me cuna e goca te rinj e te pergatitur, imagjino kur te mbaroj edhe vettingu. Qe te transformohet nje shtet duhet te filloj nga policia si nje nga institucionet me te rendesishme dhe kam besimin qe deri tani po ecen super