Një shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e 22-vjeçarit italian me origjinë rome, Manuel Spinelli, si dhe për armëmbajtje pa leje ka përfituar gjykim të shkurtuar.
Fitim Koldashi, 27-vjeç, kërkoi me anë të avokates gjatë seancës së zhvilluar të mërkurën që të gjykohej me proces alternativ. Kjo kërkesë u pranua nga trupa gjykuese dhe seanca e radhës për Kaldoshin do të mbahet me 18 korrik.
Por sipas mediave italiane, ka patur disa momente tensioni gjatë seancës. Familjarët e Spinelli-t, mamaja, babai dhe e fejuara e tij kanë hedhur fjalë të rënda në drejtim të shqiptarit.
Në një çast, babai i viktimës ka tentuar që të godasë me shkelm 27-vjeçarin Koldashi.
Ka qenë trupa gjykuese, që vendosi largimin e tyre nga salla, raporton ABC.
Por si ndodhi vrasja e Manuel Spinelli-t?
Spinelli sapo kishte dalë me disa miq nga një darkë në Teramo, ku ishte ndeshur papritur me Fitim Koldashin.
Ky i fundit ishte duke kaluar me makinë me të dashurën e tij, ish-e fejuara e Spinelli-t.
Sipas asaj që u zbulua nga hetimet, 27-vjeçari Kaldoshi ka kaluar afër grupit të Spinelli-t dhe aty, palët shkëmbyen fjalë ofenduese me njëri-tjetrin.
Në një moment, Kaldoshi del nga makina dhe nis një konfrontim fizik më Spinelli-n, duke e goditur dy herë me thikë, në fytyrë dhe në zemër.
Ngjarja ndodhi qershorin e vitit të shkuar, ndërsa Koldashi e pranoi që kishte përdorur thikë, të cilën e mbante me vete gjithmone, por në atë rast për t’u vetëmbrojtur.
SHUM MIRE E KE BERE,,,SE JEMI GJAK SHQIPTARI NE,,,PER NJE SHIKIM TE FUSIN PLUMBIN,,,,AJO KA GJET NJE KOLDASH TJETER,,,KURSE TI BO NJA 20 VJET VAKANZE KE 7 PENXHERET,,,,A SHQIPE O SHQIPE,,,,E COVE JETEN DOM KOT,,,,