Të skualifikuarit nga Vettingu 'ngelen rrugëve', s'do pranohen as si avokatë

2 Maj 2018, 18:44Kronika TEMA

Prokurorët dhe gjyqtarët që janë dorëhequr për shkak të procesit të Vettingut, apo që skualifikohen gjatë këtij procesi, nuk do të pranohen nga sistemi i ri i drejtësisë të jenë pjesë e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Kjo u konfirmua nga vetë kreu i kësaj dhome, Maks Haxhia gjatë shqyrtimit të projektligjit të ri të avokatisë në Komisionin e Ligjeve.

“Lind pyetja, këta që digjen nga Vettingu, a do të bëhen avokatë? Se ata juristë janë. Jo, ne kemi vënë pengesë. Nuk duam ta kthejmë avokatinë në strehën e të korruptuarve, apo të të larguarve nga Vettingu”, tha Maks Haxhia, kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë

Kjo u mbështet dhe u përshëndet edhe nga deputetë socialistë dhe kreu i Komisionit të Ligjeve.

“T’u qëndrojmë fort këtyre neneve bllokuese”, tha Bashkim Fino, raporton Report TV.

“Nuk mund të fusim nga penxherja ata që largojmë nga Vettingu. Nuk mund t’i pastrojmë në një anë dhe nga ana tjetër t’i sjellim sërisht në sallën e gjyqit”, tha nga ana tjetër Ulsi Manja.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni, tha ndërkohë se ligji i ri duhet t’u japë fund avokatëve të korruptuar:

“Duhet t’u japim fund avokatëve që zvarrisin gjyqet, dhe atyre që janë të korruptuar”.

Ministrja kërkoi që Komisioni i Ligjeve, përmes ligjit të ri të japë më shumë kontroll shtetëror mbi Dhomën e Avokatisë.

8 komente në “Të skualifikuarit nga Vettingu ‘ngelen rrugëve’, s’do pranohen as si avokatë”

  1. Vito Kermilli, shoku i Nikos says:

    Vertet Maks ?
    Po ti ke bere avokate te gjithe policet e shkarkuar perjete nga policia si keshtu ?
    Shiko se ke nje avokat qe ka fallcifikuar letrat ne vrasjen e Denis Alizotit, atij femijes qe e vrane mjeket. Per kete u mor u pandehur dhe u perjashtua pergjithmone nga rradhe t e policise.
    Me vetem 1000 euro qe pagoi shkollen e avokatise e bete avokat dhe tani mbron Dritan Dajtin qe ka vrare 4 police, deshmore te atdheut.
    Meqe ra fjala si vazhdoi ajo puna e droges qe u kap ne Durres ? Te paguan familjaret apo sponsoret e droges?
    Plehre burre ti dhe ai Vishaj

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Brravo Dhoma brravo..

  3. Fire says:

    Kane vjedhur kaq shume sa nuk u ben pershtypje nese punojne apo jo ,vetem mos ti ngacmosh , ti lesh te konsumojne , keshtu qe c i kercet Llalles apo Fullanit nese punon apo jo , nuk eshte ndonje mase e demshme kushedi ti leshe pa pune rrugeve, por tu behet dhe sekuestrimi i plote , dhe ti lene rrugeve si qen te qelbur , ama deri atehere kemi per te ” ngrene ” shume genjeshtra dhe mashtrime nga te gjithe ..,…….

  4. Shqiponja says:

    Me ate avukatin e Fullanit , dhe te Llalles , qe bente dhe ben deklarata pompoze se :po nuk nxora Llallen te pafajshem , do gris diplomen , cdo behet ??????? Nga del kjo siguri kaq e madhe ?? Kush qendron pas ketyre deklaratave ??? Pa filluar akoma ndjekja penale , dhe gjyqi avukati i zhytur me mut deklaron qe do dale i pafajshem , korupsioni eshte kaq shume i perhapur ne prokurori, gjykate , politike , sa qe ke te zesh e ke te lesh , thjesht do marin ne konsiderate rastet me flagrante , se po te shkosh me germat e ligjit vetting , germ pas germe , Shqiperia do behet nje shtet burgjesh …….

  5. MILIONER says:

    mos se na fiket fare
    ha ha ha ha ha ha ha

  6. visi says:

    As sterniperit e tyre skane nevoje te punojne ,thjeshte ti japin me qera bizneset ose leke me fajde dhe luksin e kane garante ,po nuk bene sekuestro e gjithe ajo shprese e madhe qe lindi nga vetingu ne popull do jete zhgejimi me i madhe per Shqiperine ,dhe shume shpejte ai vende do behet i pabanueshem,shpresoi qe kjo mos te ndodhe

  7. Ridi says:

    Kur flet Maks haxhia. Po krahasohesh ti me prokuroren e Shkodres? Ti je vampir, mjafton te shohesh pasurine tende . Kush ishin sekseret neper gjykata qe vidhnin njerezit e ju thoshin i duam per gjyqtarin! Ti me shoket e tu!

  8. Drejtesi pa avokati says:

    Po cfare thua o markism, sikur avokatet e korruptuar nuk kane luajtur asnje rol ne kete sistem te dhjere drejtesie. Po tu behet veting avoketerve/seksere do habiten edhe vete politikanet qe paska edhe me te pasur se ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje