Dritan Gradica është identiteti i një prej dy shqiptarëve te arrestuar në Spanjë si pjesë e grupit prej 5 personash që trafikoi 1 ton kokainë kolumbiane.
Sipas mediave spanjolle, trafikanti shqiptar, është një person me përgatitje ushtarake.
News24 bëri kërkime pranë institucioneve shqiptare për të mësuar më tepër rreth personit të quajtur Dritan Gradica.
Nga të dhënat e gjendjes civile rezulton se me këtë emër ekziston vetëm një person i regjistruar. Ai quhet Dritan Shaqir Gradica, i datëlindjes 5 korrik 1975, lindur në Vlahej, Has dhe banues në Tiranë.
Është pikërisht personi që shihni në këtë foto. Ky person rezulton të ketë kryer shumë udhëtime jashtë vendit duke zgjedhur aeroportin e Vjenës, si tranzit, për të shkuar më pas në destinacionin final.
Herën e fundit ai ka hyrë në Shqipëri, me 18 janar 2018, ora 16:06 minuta nga pika e kalimit kufitar në Kakavijë.
Gradica ka zgjedhur të dalë nga territori i vendit po nga Kakavija, më 26 janar 2018, por çuditërisht, pa mjet transporti. Ai e ka kaluar kufirin më këmbë.
Sipas të dhënave të siguruara, Dritan Gradica, rezulton të jetë djali i ish-gjykatësit të Apelit Ushtarak, Shaqir Gradica, tashmë në pension.
I kontaktuar në linjë telefonike babai i Dritan Gradicës pranon se gjeneralitetet përkojnë me ato të djalit të tij, por mohon që personi i arrestuar në Spanjë të jetë i biri, për të cilin tha se prej vitesh jeton e punon në Londër.
Ai shpjegon se rreth viteve 2000 të birit i ka humbur pasaporta dhe me gjasë, mund t’i jetë vjedhur identiteti.
Nëse është i njëjti person, apo vërtetë Dritan Gradicës i është vjedhur identiteti, kjo çështje mbetet për t’u sqaruar nga autoritetet, të cilat nuk dhanë asnjë shpjegim për këtë çështje, pavarësisht se News 24 e “BalkanWeb” kontaktoi disa drejtues kryesorë të policisë në vend.
Shqiptarët e identifikuar si Dritan Gradica dhe Julian Deblini, u vunë në pranga tri ditë më parë në Madrid, në hollin e një hoteli, vetëm pak pasi autoritetet e policisë sekuestruan një sasi rekord prej 1 ton kokainë dhe një valixhe me 1.55 milionë euro.
Droga, e cila, mendohet të jetë blerë tek “Klan Del Golfo” në Kolumbi, ishte transportuar drejt Madridit me Charter dhe në secilën prej pakove kishte të vulosur siglën CR7, me të cilën identifikohet ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo.
Mediat spanjolle shkruajnë se hetimet rreth grupit kriminal nisën në nëntor të vitit të kaluar ndërsa operacioni u ndërmor nga Drejtoria e Seksionit kundër Narkotikëve të Kolumbisë, DEA amerikane në koordinim me Europol.
Po pasaportat sikur kanë afat 10 vjeçar, si ka mundësi që këtij personi nuk i është skaduar? Apo e ka ribërë me ndihmën e gjyqtarit të nderuar!!! E po kjo çudi shqiptare.
Zavalina
Rreth viteve 2000 thote. A thua sectani jemi ne vitet 5000. Po dhe sikur te ishte humbur pasaporta ne vitin 2000 kane kaluar 17-18 vjet dhe ka skaduar e nuk e pranonte pike kufiri ne bote. Ta bllokojne. Plus qe Shqiperia ka ndryshuar 3 here modelin e pasaportave gjate ketyre viteve te fundit
Hajt Shaqir mos u merzit , djalit tuaj ja ka vjedhur pashaporten Gjon Mula nga Cerrnica B Currit , ne vitin 1986 e ke denuar me burgim per nje ikje pa leje nje nate ne sall te gjyqit deshe te me veje edhe mua prangat pasi fola te verteten sepse ju e akuzuat dhe denuat per gje tjeter , te fala
Dava shpellari..
Plotesisht dakord me dy komentuesit e mesiperm! Kane kaluar gati 18 vjet, perseri e njejta pasaporte? Ketu ka dicka qe nuk shkon! Nuk eshte cudi te jete ndonje makinacion per ta shpetuar, sepse ndryshe kemi te bejme me paradoks!!!
Nuk dua kursesi ta mbroj atë zotërinë që është në burg me identitet të rremë ose jo,por bën vaki që bëhen dhe fallco. Pra pasaporta me identitet fallco, që do të thotë se me para mund të blesh policin e lagjes, mund të blesh çertifikatën, mund të blesh dhe personin që lëshon pasaportën dhe ja ku u kry.
Fallco Jo fallco mjafton te nxiret fotua e te arrestuarit dhe vertetohet se kush eshte ose shenjat e gishtave
USA! Ai lart vonon po nuk harron. Gjith te mirat o mik
Un mendoj qe droga eshte e kristiano ronaldo. Dhe duhet arrestuar menjeher para finales se campions. Dhe ne qeli ta ven sebashku me tahirin, meqe kan kryrer te njejtin krim.
USA dhe B.Curri, u dhjefshi ne gjume qe te dy..
Kur humbet passaporta, deklarohet ne polici e humbur, dhe shteti e pajis shtetasin me pasaporte te re, duke nxjerre jashte funksioni numrin e pasaportes se vjeter. Kaq e veshtire eshte per te kuptuar, edhe me logjiken e nje bariu lopesh, se askush nuk mund te udhetonte me ate pasaporte, pas blokimit te saj, ne sistemin informatik.