Dukej sikur biznesi i qendrave të internetit po shkonte drejt falementimit për shkak edhe të daljes së aparateve celularë me shumë opsione. Siç po duket këto ditë të Vetingut në Polici janë shtuar radhët e njerëzve që punojnë në organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Absolutisht i kam parë Forcat e Policisë si njerëz të mbrojtjes së ligjit dhe shumë herë si heronjtë e ditëve tona, por kur ata që aplikojnë në internet formularin e “Vetingut” si nxënës të shkollës nëntëvjeçare kuptoj thellësisht se lekët e taksapaguesve shqiptarë apo të huaj për trajnimin e Policisë shqiptare paskan shkuar kot. A ka pasur jo pak policë me probleme me ligjin? Përgjigjen e kanë marrë shqiptarët qysh herët.
A ka pasur policë që me shfrytëzimin e detyrës dhe të robës kanë abuzar?Po se po, vetëm fakti që shumë policë të cilët ishin pa shtëpi para viteve 1990 e sot kanë vila e pallate e biznese tregon shumë. A kanë ndryshuar krerët e Policisë sa herë janë ndryshuar pushtetet? A janë bërë pjesë e Parlamentit shqiptar shumë ish drejtues të policisë?
Në qendrat e internetit dikush nga policët thotë se ndryshojnë çdo ditë kërkesat e formularit të vetingut edhe kjo është mëse e vërtetë, një tjetër të tregon se ka ndryshuar adresa se kujt i drejtohet formulari Ministrisë apo Komisariatit. Gjëra të tilla janë të pajustifikueshme nga organi i “Vetingut”.
Por në formular është paralajmëruar gjithkush që e plotëson gabim formularin e “Vetingut” përbën shkak të shkarkohet. Ditët sa vijnë e po pakësohen e po shkruajmë seç ndodh në qendrat e internetit në kryeqytet, pasi data e dorëzimit është 9”Maji”.
Mendo nuk dimë çfarë ndodh nëpër rrethe. Nuk do ndryshuar Policia për hir të “Vetingut”, por duhet parë me shumë seriozitet shkalla e formimit dhe shkollimit të njerëzve qysh në bankat e shkollës, sepse polici përfaqëson edhe qytetarin njeri, prind baba motër a vëlla i cili duhet vlerësuar për sakrificën dhe profesionin që ka zgjedhur
Përgatiti: Kastriot Kotoni
Vetingu ne policine shqiptare ishte qershia mbi torten e eksperimentit qe sic duket nuk ka perfunduar akoma…..