Habit hoxha në Lezhë: Riktheni dënimin me vdekje, Vlahutin: BE nuk e pranon

4 Maj 2018, 13:14Kronika TEMA

Sot është mbajtur në Lezhë forumi qytetar për sigurinë publike, ku merrnin pjesë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ambasadorja e BE Romana Vlahutin si dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Por ajo që habiti të pranishmit në këtë forur ishte kërkesa e hoxhës së xhamisë së Lezhës i cili kërkoi rikthimin e dënimit me vdekje në vend.

Hoxha u shpreh se po flitet për Shqipërinë e cila përbën një rast të veçantë, dhe si e tillë duhet trajtuar edhe nga Europa.

“ Akoma e ndjej dhimbjen e familjes Buci në Kamëz dhe dhimbjen e babait të atij djalit që u bë vrasës.

Shqipëria është rast i veçantë dhe në Europë duhet të pranohet si një rast i veçantë se nëse rikthehet dënimi me vdekje do të zgjidhen shumë plagë sociale që kanë mbërthyer vendin.

Ne si komunitet mysliman do lobojmë në Parlament nëse jepet drita jeshile prej jush.”- tha hoxha.

Por, ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin tha se BE nuk e pranon dënimin me vdekje.

“Ky është një sugjerim, po duhet të dini që ka disa vlera themelore, që do të thotë se jeta e çdo njeriu duhet mbrojtur.

Ka një shtet të së drejtës, një shtet që ne po përpiqemi shumë të ndihmojmë që të funksionojë.

Dënimi me vdekje nuk pranohet nga BE”, tha Vlahutin. (TemA)

2 komente në “Habit hoxha në Lezhë: Riktheni dënimin me vdekje, Vlahutin: BE nuk e pranon”

  1. Vedat Shehu says:

    Ketu, behet nje faj gjigant kunder te drejtave kushtetuese te njeriut. Mospranimi i denimit me vdekje per kriminele, pa asnje klasifikim te krimit te kryer e zhvlereson komplete drejtesine dhe nxite, stimulon kriminelin te kryej vrasje seriale gjersa te kapet, duke qene i sigurte se i mbrohet jeta edhe me te drejtat e te burgosurit. Paska te drejte te vras e te mbrohet edhe me masa shteterore. Evropa nuk eshte Parajsa Biblike ku e liga mbrohet nga shteti zemergjere hyjnor. Edhe denimi i vrasesve me vdekje mund te perjashtohet, vetem ne raste te percaktuara, por jo per perseritesit, apo per vrases te komanduar, etj.

  2. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Nuk jam mysliman, por këtij hoxhës së Lezhës, po e gjeta do t’i puth dorën…! Shumë e zgjuar dhe reale thënia e tij që “ne shqiptarët jemi një rast i veçantë në Evropë dhe kështu duhet të trajtohemi…”, n.q.se Evropa e ka “me gjithë mënd” që të na bëjë “njerëz”… (gjë që për vete, nuk e besoj…) Po të ishin të tillë të gjithë shërbyesit e fesë (të të gjitha feve), atëhere bota do të ishte, me siguri, më e mirë…! Por, i dashur Hoxhë, Evropës dhe “miqve” tanë të mëdhenj, u duhen më shumë “majmunat me bisht e pa bisht”, se sa njerëz me dinjitet e kulturë…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje