Tiranë-Durrës, segmenti rrugor me trafikun më të lartë në Shqipëri është thuajse tërësisht i shkatërruar.
Mungesa e mirëmbajtjes për shumë vite ka bërë që rruga të degradojë duke u bërë burim trafiku por edhe aksidentesh.
Në vitin 2016, përmes një projekti të financuar me bankën botërore, qeveria ja kaloi mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare 4 kompanive private.
Sipas projektit, këto kompani do të paguhen 150 milionë dollarë për të mirëmbajtur akset kombëtare në 5 vitet e ardhshme.
Por rruga Tiranë-Durrës u përjashtua nga banka, pasi nuk kërkonte vetëm mirëmbajtje por duhej rehabilituar tërësisht.
“Ne ishim në diskutime për një kohë të gjatë me Bankën Botërore. Por ata e refuzuan dhe tani jemi në këtë situatë”, thotë për Top Channel Afrim Qendro, kreu i ARRSH-së.
Pas refuzimit nga Banka Botërore, e vetmja mundësi për rehabilitimin e rrugës mbetet ndërhyrja me fondet e buxhetit.
Përllogaritjet paraprake tregojnë se rruga mund të ketë një kosto deri në 15 mln euro.
Por qeveria ende nuk i ka dhënë paratë.
“Sapo të miratohet fondi ne do hapim tenderin”, thotë Qendro.
Sipas ministrisë së Transporteve, në aksin Tiranë-Durrës qarkullojnë deri në 50 mijë mjete në ditë.
Babzia ska para se i kan vjedhur te poshterit ..e shkaterruan shqiperine me pyje me uje me te gjitha babzia korrupsioni galopant per 27 vite rresht
pas big xhamise do ti vije rradha autostrades………………gezuar ramazoin!
Futni nje 10euro. Si ne Kukes…
lane name duke vjedhur popullin ;;dhe asnje sben gje ;;;;;rama te kerkoje kushne beri cfare kompanie dhe kush ishte ai qe e beri per 2 jave dhe te prishet do me thene e ben ;;sa per t vjedhur dollaret ;;; rama si shef ti fusi ne burgje dhe te mos n caje trapin skemi dolrare ;;; tja kerkoje hajdutave te rruges ;;; berishes apo kush beri ;;;qeveri bananesh ;;;turp te keni ;;
Ky eshte nje turp i madh qe ne prag te sezonit turistik rruget kryesore jane te shkateruara si “autostrada”ashtu edhe ajo nga ndroqi .A KANE TURP KETA QEVERITARE,A I KANE PLASUR SYTE ED PALLES,KY ESHTE NJE SKANDAL QE VETEM ATA TE PA MORALSHMIT MUND TA PRANOJNE.
Merrjani Metes qe e beri ne ate gjendje duke i hedhur nje cipe te holle me zift dhe ajo ka gllaberuar cdo vit miliona…
Nuk mjafton rruge e demtuar,por kur je meshpejsi 90km/ore dhe ne linjen e shpejsis dhe perball te vjen making qe hecen ne drejtim te kunder, si I vete halli. Kjo me ka ndodhu te djelen e kaluar,udhtoja nga Tirana per ne Durres pa vajtur ne vore,kisha nje makin para qe devijoi me njehere majtas, kur pashe perball me vinte makina nga Durrsi ne Tiran u shmanga edhe une,nuk kisha kohe te shikoja pasqyren ne linjen e majte, isha me fate qe skishte makin.
Shumica e shoferave ne shqipri nuk njofin asnje lloje rregullore,me i forti me i shpejti, te mbyllin rrugen ne autostrade pa asnjelloj sinjali, qendrojne ku ti doje menderja pa ju bere vone per tjetrin mbrapa. Te ngasesh makin ne shqipri eshte te lozesh me jeten ne çdo moment. Une per kete radhe shpetova.
Si gjithnje, qeveria e le edhe kete rruge ne prag te shkaterrimit per ta dhene me pas me koncesion.
Shembulli, rruga e kombit.
Keto jane detyra te qeverise dhe nuk ka pse pyet te tjeret per mirembajtjen e rrugeve nacionale.
Sado te varfer, nuk besoj se qeveria e cila i fali qindra milione biznesmeneve ( per te rritur punesimin ? ) te mos gjeje 15 milion ( edhe kjo shifer e rritur per te perfituar biznesmenet e tenderzbatuesit ) per mirembajtjen e nje rruge kaq te shkurter por te rendesishme.
Duhet ngritur nje ndermarrje shteterore qe TE merret me ŕiparinin dhe shtrimin e rrugeve,,,dhe riparimet behen me kosto te vogel, dhe punesohen njerezit. . .