Grupi Parlamentarë i Partisë Socialiste, me rastin e 9 Majit, Ditës së Europës ka depozituar projekt-rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë mbi Rekomandimin e Komisionit Evropian për Hapjen e Negociatave të Anëtarësimit midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla shpreson që edhe opozita do ta mbështesë Shqipërinë në këtë moment historik.
“Sot në Ditën e Europës, në emër të Grupit Parlamentar Socialist kemi depozituar projekt-Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë mbi Rekomandimin e Komisionit Evropian për Hapjen e Negociatave të Anëtarësimit midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.
Duke shpresuar se edhe opozita do ta mbështesë Shqipërinë në këtë moment historik të rrugës sonë europeiste, duke hequr dorë nga balta kundër imazhit të Shqipërisë, ftesa jonë është që kjo Rezolutë të miratohet sa më parë nga të gjithë anëtarët e Kuvendit”, deklaroi Balla.
REZOLUTË E KUVENDIT TË SHQIPËRISË
Në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të ligjit 15/2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe duke marrë në konsideratë rolin e Kuvendit të Shqipërisë si organi më i lartë ligjvënës dhe kontrollues;
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Cka eshte kjo?Automasturbim?
Edhe duhet kete me votuar?nuk jeni te toke te bukes ju!
E vetmja vlerë që ka shfaqur ky individ është kënga për shokun Enver kur ka qënë pioner dhe sot mërzitja apo alergjia që i shkakton Berishës. Është i vetmi që i ngre nervat Berishës. Dhe të drejtosh Shqipërinë vetëm mbi bazën e këtyre dy arritjeve, kjo vërtetë është të luash në bythë….