Luli, me ty e kam!

9 Maj 2018, 11:21Politika TEMA

Nga Edvin Kulluri

Sa më shumë goditet qeveria nga ndërkombetarët, aq më shumë PD ul ritmin e opozitarizmit!

Ku janë protestat që pas janarit?!

Çfarë po ndodh në këtë vend?!

Çfarë duhet të bëjë më keq se kaq Rama që opozita të dalë në sheshe?!

Pse Rama ka ngritur shtabet elektorale dhe Basha do nisë edhe një herë riorganizimin e strukturave?!

Çfarë përgjegjësie ka baza e PD-së, kur drejtimi i keq i partisë ndodh në kupolë?!

Me kë bën teatër Basha? Me njerëzit që janë në pikë të hallit?!

Biznesi është në krizë! Ka me mijëra socialistë që nuk e duan “rilindjen”, por nuk shohin alternativë!

Akademikët, artistët janë të zhgënjyer me qeverinë, por Basha fle!

Gjysma e Europës nuk e do Shqipërinë me këtë qeverisje në BE, por PD bën lobing në Gjermani për të hapur negociatat!

Me kë je zoti Basha; me demokratët dhe qytetarët apo me Edi Ramën?!

Kjo kërkon një përgjigje para se vendi të shkojë në greminë!

11 komente në “Luli, me ty e kam!”

  1. vjola says:

    O ti je trap i teri . Me lulzimin ,kriminelin dhe hajdutin do te rrezoni rilindjen ! O pika qe sju bie se ju qe e keni mbeshtetuer ne keto 30 vjet edhe sali plehun edhe lulezimen jeni njelloj pergjegjes , e popullit nuk ja hidhni dot .

    1. bregdetari says:

      Me c’sy e shikon shqiperine o kiullur?

  2. nari katunari says:

    Shoku Mero.

    Jam dakord qe cdokush ka opinionin e vet dhe ka te drejte ta thote pa e cenuar kush.

    Po ama na e kurse e mos e bej gazeten leter higjenike me artikuj te tille.

    Cfare interesi publik ka ketu nese nje zog gomari si ky me siper i teket te pellase.

    Jo cdo pellitje ka noj interes pubik.

  3. Kris says:

    Jane te gjithe bosh! Jane te gjithe MADE IN BERISHA! Njerez pa bosht njerez kot,njerez te fryre nga mediokriteti dhe marrezia te shkeputur nga jeta aktuale! Pyetja per Bashen qe eshte “me demokratet dhe popullin apo me Ramen” eshte aq naive per te mos thene idiote e bere nga njerez qe s’kane asnje lidhje me realitetin! PD dhe njerezit qe zgjodhi Saliu jane bosh ashtu si Luli me skoten e tij te qenve PD!

  4. Preshevë says:

    Pirdh, pirdh o rracë e keqe se dicka do mbetet.
    C’farë do bëjë luli me mulin&co, ata kanë hallin e tyre o mjeran, kanë punë me drejtsi o kokë bosh.
    Tani ju erdhi Izeti, do merren me të.
    Sa i përket Ramës, ai është në rrugën e duhur se po qe për opizitën ju ka hëngër dreqi.
    Unë besoj fort te z.Rama se do ta bëjë Shqipërinë, sapo të pastrohet pallati i drejtsis do ket bum investimesh të huja dhe k’të mos ta harrojn njerzit se Shqipëria do përparoj shpejt drejt mirqënjes.
    Sepse keni potencial të jashtzakonshëm në gjitha fushatë për të bër ekonomi.
    Suksese kryeministrit?

  5. Moisi Golemi says:

    Edvin Këllira. Pse mor BQ, cfare duhet te beje opozita sipas teje? Te beje lobbing neper Europe kunder hapjes se negociatave??? Pusht i 10-re!!

    1. Dino says:

      Opozita ate ka bere,lobing KUNDER negociatave,por fati mire qe nuk je pjerdh kerkush.

  6. po vjen ne kembe per te ngrene kullure says:

    I ha kulluret ti? E, kesaj radhe haji nga pas se te bejne mire. Nuk e di ne se eshte foto jotja ajo larte, fundja me nje hu gardhi o Edvin Kullurja. Me se s’b’n jeni ne grahmat e fundit te jetes qe beni keshtu, kur qeveria punon si asnjehere ne keto 28 vjet dhe Shqiperia eshte ne prag te BE-se. Juve s’u intereson se jeni bere si derra, por zakonisht po vjen dita qe derrit ti jepet ajo qe meriton ne pjesen qe duhet.

  7. Lumi says:

    Kullur, Rama eshte punetor kurse ju dembela dhe hajdut. Prandaj se rrezoni dot. Luli Jo e jo po as ti e askush tjeter prej jush.

  8. Fito.islamaj says:

    Ky gazetar (Edvin kulluri) qenka anti shqiptar pasi hapjen e negociatave e kerkon gjithe populli shqiptar perjashto pro ruset, serbet turqit e greket keta natyrisht nuk duan te na shohin mire e deri me sot Luli e Sala i kane hdihmuar fuqimisht nese do te vazhdojne ta demtojne shqiperine e ardhmja e tyre nuk do te jete as ne opozit. Ky popull nuk mund ti duroje gjithe jeten.

  9. Bureto says:

    Këta opozitarët pd-istë, brenda PD, kundër kryetarit të PD, janë bërë qesharakë. Vërtet s’e kuptojnë ku fle lepuri? Po si nuk doli njeri prej tyre, vetëm njeri të paktën, sikur edhe me gjysëm zëri të thonë se e kanë me Saliun, se ai ua futi, apo se…kur s’ke ç’i bën gomarit i bie samarit. PD do shkojë poshtë e më poshtë, nëse nuk bëjnë atë që bëri Hrushovi me Stalinin (edhe pse në kontekst tjetër), pra të flakin Berishën fizikisht si liderin defacto të tyre dhe berishizmin, brenda saj, si frymë. Po nuk e e panë të vërtetën në sy, në qafë paçin veten. Pra fajin pse PD është në këtë gjëndje e kanë vetë ata dhe jo Basha, i cili është aty se ashtu i duhet Saliu, për hallet e veta dhe të familjes së tij biologjike, se për të tjetët nuk e çan menderen ai. Për pushtet, e ka kuptuar edhe vetë që koha e tij ka përfunduar, por i duhet një trashëgimi në PD e sigurtë për të edhe pas vdekjes.Dhe këtyre gjasme ‘opozitarë’, mesa duket, don Saliu nuk ua ka patur besën, ndaj me Bashën, mashën e tij, i mënjanoi, duke e ditur se i ka njohur që do lehin, por nuk do ta kafshojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje