A ndikoi Edi Rama tek Erdogan për ekstradimin e Izet Haxhisë? Ja si përgjigjet kryeministri

9 Maj 2018, 09:59Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipërisë, gjatë një interviste për gazetarin Alban Dudushi.

Çfarë mund të them unë për këtë rast. Na del që unë jam e gjithë e keqja e këtij vendi edhe në rastin e Izet Haxhisë, ndërsa Sali Berisha, një njeri që populli e largoi nga puna me një milion shuplaka, rezulton të jetë një njeri i pastër qelibar”, deklaroi Rama.

Kryeministri mohoi të ketë ndikuar te Erdogan për ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri, ndërsa shtoi se është tërësisht jashtë kësaj çështjeje, që tashmë i takon drejtësisë.

Është tërësisht qesharake për t’u menduar që unë mund të investohem për të sjellë në Shqipëri një person, që nuk e shoh që prej vitit 1992.

Për fat të mirë që nuk ka qenë badigardi im.

Unë jam tërësisht jashtë kësaj çështjeje, pasi i përket drejtësisë.

Ai person, nëse ka diçka për të vërtetuar, le ta bëjë, ndërsa nëse i ka pasur vetëm fjalë, të heshtë”, u shpreh Rama. (TemA)

1 komente në “A ndikoi Edi Rama tek Erdogan për ekstradimin e Izet Haxhisë? Ja si përgjigjet kryeministri”

  1. Orli says:

    Ti zoti Rama eshte e vertete qe nuk ke te besh fare me rastin Haxhia por ti duhe ti sigurosh jeten Izetit!ne te kundert dy jeni pergjegjesit:ti si nr 1 qe duhet t’ja sigurosh jeten dhe sali vuk berisha si nr 1 qe do mundohet ta bej te heshte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje