Pas ekstradimit të Izet Haxhisë në Shqipëri dhe pritjes për gjykim, ka ardhur një reagim nga deputeti i PS, Erion Braçe.
Në një postim në Instagram, ku ka publikuar dhe foton e Haxhisë, Braçe shkruan: Nëse ka Drejtësi, duhet të presim tërmet.
Kujtojmë se Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kërkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.