Kryeministri Edi Rama ka qenë në Laç ku ka vijuar turi i llogaridhënies.
Ai ka zgjedhur të flasë mbi taksat ku nënvizon se për rritje të taksave ankohen ata që nuk paguajnë fare taksa. Ndërkohë, shefi i qeverisë përçoi një mesazh edhe për akuzat e opozitës mbi vëmendjen ndaj jugut dhe veriut të Shqipërisë.
“Ne kemi rritur vetëm dy taksa. Taksën për ata që kanë më shumë të ardhura, për biznesin e madh.
Oligarkët që ndërtojnë në Tiranë sot paguajnë shumëfish më tepër taksa se më parë. Është ulur taksa për rrogat nën 600 mijë lekë.
Kemi ulur taksat për 97 përqind të personave. Ne kemi rritur edhe taksën e karburante dhe kjo është e vërtetë, por vetëm kaq.
“Nga programi “1 miliardë për rindërtim” ka katër projekte. Thumanë-Kashar, Milot-Balldren dhe Rruga e Arbrit.
I vetmi projekt që i takon jugut është nga dalja e Vlorës deri në Llogara. Janë më shumë se 75 përqind e këtij fundi që shkojnë nga Tirana e lartë. Kjo është për maskarenjtë që i bie kësaj daulleje”, tha Rama.(TemA)
ZOTERINJ GAZETARE, APO ZOTI K/ MINISTER , DUA TE ME SPJEGONI RROGA 600 MIJE LEKE ESHTE E VERTETE , PRA REALE , APO E NGATERRONI ME PARANE QE ISHTE NE VITET KUR JU NUK ISHIT PJELLE ?! PRA ME SHQIP , MOS E KINI FJALEN PER RROGAT 60 MIJE LEK , PO TI PERMBAHEMI VLERES REALE SE LEKUT, QE ESHTE I SHKRUAR NE KARTE MONEDHE , KETU E MBI PESEDHJET VJET ME PARE..?!