Etilda Gjonaj: Dje, një ditë e zezë për drejtësinë

8 Maj 2018, 09:17Politika TEMA
Etilda Gjonaj: Dje, një ditë e zezë për drejtësinë

Ministrja e Drejtësisë, Etlida Gjonaj, ka dalë në një konferencë për shtyp, pasi Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka refuzuar të shkarkojë katër gjyqtarë problematikë.

“Dje, Këshilli i Lartë i Drejtësisë  mbajti mbledhjen e radhës  ku u rrëzuan tre propozimet e mia, për shkarkimin e tre gjyqtarëve, të cilët nga raportet e inspektimit të Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë rezultonin me shkelje të rënda të ligjit, diskredituese per figurën dhe pozitën e gjyqtarit.  

Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të gjykatës së Durrësit, i cili në mënyrë diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, la të lirë dhe mundësoi kështu arratisjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore që kërkohej nga shteti italian për ekstradim.

 Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar, i cili në mënyre diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, për shkak të mosarsyetimit tejet të dyshimtë të vendimit të urdhrit të mbrojtjes në kohë, solli humbjen tragjike të jetës së një gruaje prej duarve të bashkëshortit të saj, të ndjerës Liljana Ruka. 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të Gjykatës administrative Vlorë, i cili në mënyrë diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, kishte plot 212 vendime gjyqësore të arsyetuara me vonesë.  

85 prej këtyre vendimeve janë arsyetuar përtej një afati pesëmujor nga data e shpalljes dhe disa prej tyre edhe pothuajse me një vit vonesë, duke cënuar rëndë interesat e qytetarëve të përfshirë në proceset e mbetura në dorën e këtij gjyqtari me veprime haptazi të papërgjegjshme”, tha ajo.

E djeshmja ishte një ditë e zezë për këtë Këshill, që nxori në pah sfidën e madhe që kemi përpara për të përmbysur sistemin e kalbur të drejtësisë!  

Këshilli i Lartë i Drejtësisë si një organ kolegjial ka dështuar në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve, dhe eshte kthyer ne një strukture mbrojtëse të interesave personale të gjyqtarëve në dëm të interesit publik. 

Një arsye më shumë për ta vazhduar me vendosmëri reformimin rrënjësor të sistemit aktual të drejtësisë dhe për t’u ndarë me thikën e operacionit të spastrimit të sistemit, nga kasta e korruptuar që e ka mbajtur atë peng për më shume se çerekshekulli!

Unë kam besim që me zbatimin pa kompromis të Reformës në Drejtësi, vendime si ato të djeshmet, do të mbeten pjesë e historisë së padenjë te nje sistemi, të cilit, po i vjen fundi dhe nuk do të përsëriten më në të ardhmen”, tha ministrja. (TemA)

24 komente në “Etilda Gjonaj: Dje, një ditë e zezë për drejtësinë”

  1. tomsojeri says:

    Bravo Elida ! Mos u ligeshto, sepse nuk esht e leht te luftosh nje sistem ku drejtojn banditet ,hajdutet kriminel ,monstra me te egra te gjith kohrave ! Nuk pyesin ,nuk kan moral mbeshteten nga simotrat e politikes qe jan ne maja te larta te saj dhe i bashkon “kenga antipopullore”! Te lumt per fjalet qe thua e ato jan nje ngushellim ,nje shpres ,jan nje zemerim e indinjat ndaj kesaj klase te eger te pandreqeshme !Kjo klas qe nuk do popull ,e as atdhe ,esht koha te pastrohet perfundimisht qe te clirohet Shqiperia ! Jan kelyshet e perbindeshit te madh, jan pasqyr e fatkeqesis shqiptare,jan kerma qe qelbin ter Kombin ….

    1. Ela says:

      Bravo per komentin! Te pergezoj per kthjelltesime dhe qartesine e mendimit. Jam me ty 100% dhe si une shume te tjere.

  2. Shpresa says:

    Pse ?!.Bojkotoje kete Keshill farse qe perbehet nga hajdute me spekullante me çizme .Ujkut nuk i varen melçite ne qafe .

    1. tarasi says:

      Metes nuk duhen lene as celsa e bodrumit te presidences , dhe jo KLD , mire tu behet , me behet qefi pa mase , Meten deshe per President ??? Mbae me shendet , dhe mos na u anko neve , por ike thuaja corape kuqit , atij ankesat , jo ne , ne nuk e duam as ti shikojme suratin e poshter , dhe jo ta kemi President . Prit ku je akoma , ske pare gje nga Meta …………..

  3. mirela says:

    Kta nuk e duan dhe nuk kane per ta dashur kurre reformen se jane te krimbur ne korrupsion por vazhdoni bjerruni kokes

  4. Leard says:

    Me vjen mire qe ministrja do te zbatoj reformen dhe realisht jemi me ty moj moter por mos harro te zhdukesh kte KLDn qe mbrojn shoket e tyre te korruptuar

  5. Shoku " Shpati " says:

    Te lumte !

  6. arjan says:

    Po kta te KLD jane te kapur nga korrupsioni per vete more aman.

  7. jani says:

    forca etilda haaaa , o medet per ju qe komentoni si ne kohen e enverit, po etilda aty si erdhi keni pyetur ndonjehere. pyesni dhe merrni pergjigjie. te sundosh kete popull eshte gjeja me e lehte thjesht furnizoji ne portale me informacion idiot dhe ata fluturojne me presh lushnje , ndersa ne darke ne tavoline kane po te njejtat asortimente qe kishin nje nate me pare ndersa etilda me leket e tenderave ka meny darke te pasur o njerez

  8. deda says:

    ju bëfsha robt ju i keni bërë ligjet nuk i kena bërë ne si popull

  9. spartak says:

    Vlerësim maksimal , për punën me nivel e përkushtim , si dhe për guximin , për të denoncuar publikisht dhe me raste konkrete veprimet abuzive deri të KLD-së , që vazhdon akoma , për habi , e për turp .
    Ju patët guximin , që zhdukët nga Ministria e Drejtësië , vemjet , që kishte mbjellë atje LSI-ja e Metës dhe Munikës , me mbrojtjen e Manjanit & Co. , si puna e Valbona Kryemadhit ( Drejtoreshë e Mardhënieve me Publikun e ministrit Manjanka ) me shokë .
    O goce . Ec përpara me integritet , dinjitet , profesionalizëm e ndershmëri . Jo Meta , por edhe nja dyqind m..ta e meta e Sal Bisha s’të bëjnë dot gjë . Reformoni me saktësinë më të madhe Sistemin e Drejtësisë . Mos lejoni asnjë lloj amatorizmi në këtë drejtim . Ju lutem shumë . Konsultohuni vazhdimisht me respekt me specialista të mirëfilltë dhe të përkushtuar , sepse kështu , do bëhen ma pak gabime , do ketë më pak dëme e tërheqje mbrapsht , dhe do jeni gjithmonë shumë të vlerësuar . Ju e dini më mirë , jo vetëm se unë , por edhe se shumë e shumë të tjerë : SISTEMI i saktë i Drejtësisë , është A-ja e Demokracisë . Keni gjithashtu , edhe një detyrë tejet të rëndësishme e të vështirë në këtë drejtim , si anëtare kabineti . Të informoni dhe furnizoni me meterialet e duhura kryeministrin , dhe të mos e lejoni në asnjë mënyrë ( pjesa e vështirë ) , të flasë gabueshëm , e pa u konsultuar paraprakisht me Ju dhe materialet që i dërgoni .
    Urime Ju dhe stafit . Herë pas here , ani se i futni nga një REFORM-ATIM dhe nga një SKANIM me antiviruse , se kanë nevojë .

  10. Lani says:

    Bravo ..te gjith poshtersite ne burge …ju ka ardhur koha qe te ndeshkohen maskarenjt

  11. Bato says:

    Mos u tut ministre Etilda. Hajdutve qofshin gjyqtare a funksionere te tjere te larte po u vjen fundi. Poshte hajdutet, monjte rremihes te shtetit tone. Perkrahje pa rezerva zn. Ministre.

  12. ollga says:

    Vete e keni fajin pse e mbani ilir meten ne krye TE kld

  13. ben says:

    Kur ne krye e ketij keshilli eshte nje hajdut me cizme si Like Floriri, cfare mund te presesh tjeter prej tyre?

  14. Lumi says:

    Mjer vendi nga cilet pret Drejtesi. Kedhilli I larte I drejtesise eshte mesuar me padrejtesi. Keta anetare hajdut te keshillit jane lidhur fort me njeri- tjetrin, eshte unitet hajdutesh. Duket e dine qe do flaken ne koshin e plehrave.

  15. prit gomar te mbi bar. says:

    U lodha. Po shkoj te fle. Me zgjo kur dita e pare e bardhe te vije per drejtesine.

  16. Ishte nje propozim says:

    I kthehu ne pune KLD dhe do ti largoje nga puna Vettin-gu ⚖️⚖️…..???
    Si dhe do dalin para drejtedise per shkeljet e ligjit qe kon bo ?‍♀️?‍♂️…..?
    Si dhe do tju konfiskohen te gjitha pasurite e lujtshme dhe te palujtshme qe kon von me anen e korrupsionit ??‍♀️??…..?
    Keta gjyqtare u treguan naive ????, ata duhet ta falenderonin ? here ministren qe i largoi nga puna, sepse do i shpetonin Vettin-gut ……
    Ndersa Presidenti ja futi ??????,sepse tani keta do te perballen me Vettin-gun ⚖️⚖️⚖️ , me ??dhe me ?? burgun …..????

  17. Pellazgos says:

    Shqiperia eshte katandisur si Brazili i Evropes.
    Cjane keto emra Etilda,Erion,Elton,Eduart,Elvis,Volter.
    Sado te beni ju bijte e Sulejmaneve,Hasaneve,Hamzave,Abdullaheve do mbeteni si bisht qeni,pa identitet.

    1. ben says:

      Do mbeten pa identitet, tamam si zotrote qe perdor emrin PELLAZGOS qe dihet qe si grek qe paraqitesh, ai emer nuk te perket ty

    2. Pellazg 24/7 do hajdar says:

      Pellazg per ty vetem emri hajdar ka rendesi se e do ne sume 24/7

    3. Pellazgos hajdari 24/7 do hajdar says:

      Pellazgos per ty vetem emri hajdar ka rendesi se e do ne sume 24/7

  18. Lumi A says:

    Po si mund te votont ndryshe Xhin Gjoni? Apo Ilir Meta me bllok ne dore per 7%? KLD (keshilli i Larte i Dreqit) duhet te shembet nje ore e me pare. Si duket vettingu do i qerroje nga aty….

  19. Eri says:

    Etilda….ik mi zogu mblidh burrin se po ta rrafin rrugve, lere drejtësinë se nuk je për këtë punë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje