Dhuna më 5 Maj, "shpërthen" Auron Tare: Shërbyesit e komunizmit veshën kostume "Armani" dhe u bënë demokratë

8 Maj 2018, 09:28Politika TEMA

Historiani Auron Tare ka komentuar incidentin në ‘5 Maj’ mes disa simpatizantëve të regjimit komunist me disa simpatizantë të PD në “Varrezat e Dëshmorëve”.

Ai tha se incidente të tilla ndodhin si pasojë e një çështjeje që ka 30 vjet që debatohet, por asnjëherë nuk zgjidhet. Sipas historianit, një pjesë e atyre që ishin shërbyes të regjimit komunist, veshën kostume ‘Armani’ dhe u bënë demokratë.

Mendoj që reagimi që ndodhi në atë përplasje është pasojë e një çështjeje që ka 30 vjet që debatohet, por asnjëherë nuk zgjidhet.

Një pjesë e atyre që ishin shërbyes të regjimit komunist, veshën kostume ‘Armani’ dhe u bënë demokratë, u konvertuan në demokratë.

Në këtë periudhë 30-vjeçare, ligji këtu në Shqipëri nuk i ndalon simbolet komuniste.

Në Shqipëri nuk kujdesen për historinë dhe të kaluarën e vendit.

Mendoj se kjo është e qëllimshme, është edhe neglizhencë. Kush u dënuar për 45 vitet e komunizmit? Askush nuk u dënua”– tha Tare, i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24,.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje