Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziu, i pyetur mbi letrën që i ka dërguar këtë të hënë ambasadorit amerikan Donald Lu, ka thënë se nuk do ta tregojë përmbajtjen, por ndodhta një ditë kjo letër do të publikohet.
Javën e kaluar Donald Lu tha se falë gazetarëve shqiptarë që kanë shkruajtur për politikanët, disa prej tyre sot nuk janë më në skenën politike, duke përmendur edhe emrin e Kokëdhimës.
“Do të isha përgatitur më mirë për këtë bashkëbisedim, por nuk ka rëndësi. Letrën që kam dërguar nuk e kam bërë publike dhe nuk e kemi vlerësuar se duhet ta bëjmë publike. Ndoshta një ditë ajo do botohet si gjithë të tjerat.”, u shpreh ai.
Për këtë pyetje, Kokëdhima është përplasur dhe ka debatuar me gazetarin Blendi Feviu, i cili kërkonte përgjigje konkrete, por Kokëdhima ka kërkuar kohë të shtjellonte përgjigjen.
Pjese nga debati:
Ju gjithmonë humbisni gjysmën e emisionit me pyetje, përgjigja është shtjellimi për shkak të gjithë mbështetjes konsistente, clirimit të Kosovës, ne jemi mirënjohës SHBA, ka mbështetur për integrimin, e Zgjidhja është e vendoSur për të punuar ngushtësisht me këtë partner strategjik sot e në të ardhmen.
Ju jeni konsideruar si i pastruar nga Parlamenti.
Ju s’mund të publikoni fakte të pavërteta kur unë jam gjallë e jam në Tiranë. S’kam qenë subjekt i dekriminalizimit asnjëherë. Ka qenë gazetari Sali Berisha që ka shkruar.
Personat që përmend Lu, janë të zgjedhur nga Rama e Berisha. Këta njerëz me precedent penal unë i kam kundërshtuar pranë Ramës, nga Saimir Tahiri deri në fund, cilin do emër që nuk ka qenë i përshtatshëm. Tahiri nuk ishte as për ministër as për pozicion tjetër. I kam thënë që cdo njeri që përfshinë që kanë precedent penal, do t’i gjesh përpara.
A e dinte Rama që kishin precedent penal, i ke thënë emra konkret?
I kam thënë emra konkret, ka ditur dhe ai mjaft gjëra. Shpeshherë ai i sillte si modele suksesi.
Përse i duheshin Ramës këta njerëz? Jeni i vërtetë që thoni se ia keni përmendur Ramës?
Unë nuk them kurrë të pavërteta. Argumenti është shumë i thjeshtë, që këta e vunë në shërbim të pushtetit gjithë krimin. Ky është një shtet mafioz që e përdor krimin, nuk e lufton,. Këtë rrugë nisi Berisha dhe këtë po e bistis Rama.
Pse Lu ju ka konsideruar një person nga i cili u pastrua Parlamenti
Kokëdhima: Ai rrestim i imi në këto emra është një lajthitje sepse nuk mund të interpretoj vendimin e kësaj gjykata, me ata gjykatës që thonë se i kam bërë lekët me lekët në dasëm… unë jam një person që drejtoj një forcë politike dhe të gjitha arsyet e luftës ndaj meje nuk kanë lidhje me asgjë tejtër veçse politike.
A ju përjashtoi Rama nga partia?
Kokëdhima: Po silleni pa etikë dhe larg një gazetari korrekt
A ju përjashtoi Rama…?
Ju manipuloni një fakt, që unë jam larguar nga Parlamenti…